• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesa për lobim në SHBA/ Lapardhaja: Harxhojmë 6 milionë sot, për të marrë 16 kur të vijmë në pushtet, ky është mesazhi që po jep PD

by A R
01/05/2025 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje live në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me një kompani amerikane me vlerë 6 milionë dollarë me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Sipas analistit, kjo kontratë nuk do të ketë ndikim pozitiv tek elektorati gri, teksa jemi vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve.

Në gjykimin e tij, PD duhet të kishte ndjekur një rrugë tjetër për të pasur marrëdhënie normale me SHBA dhe jo duke paguar 6 mln euro, pasi kjo kontratë ndre gjithashtu pikëpyetje edhe për gjendjen financiare të partisë, e cila prej 12 vitesh është në opozitë.

-Kontrata e lobimit të PD në SHBA, një kontratë e padëgjuar ndonjëherë 6 mln dollaë. Si e ke parë këtë çështje?

Lapardhaja: Problemi është i trefishtë. Problem politik, moral, por edhe një problem që ka të bëjë me ekonominë e kësaj partie. Edhe pse ka 12 vite në opozitë është kaq e shtrenjtë sa të paguajë 6 mln dollarë, ndërkohë që ka akuzuar rivalët e vet për të njëjtat metoda. Tre vite më parë PD i kishte të gjitha shanset që të ishte një aleate me SHBA pa pasur nevojë për të paguar 6 mln euro. Pas 3 vitesh luftë dhe përplasje, kësaj partie i duhet të paguajë 6 mln euro vetëm për ta parë Amerika në sy. Ndërkohë që e kishin Amerikën në shkallë…kanë rrjedhur shumë ujëra. PD nuk ka asnjë në terezi me SHBA dhe tani i duhet të lobojë dhe të bëjë një pagesë të tillë, që është shumë e madhe dhe e implikon këtë forcë politike në raport me moralin politik me të cilin ajo do t’i dalë qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje.

-Ka ndikimin negativ apo pozitiv kjo kontratë te militantët dhe elektorati gri?

Lapardhaja: Militantët e PD dhe PS fatkeqësisht janë të pandryeshueshëm. Nuk po flasim për militantët e verbër, por tek elektorati gri që shpresojnë për një ndryshim cilësor në vend kjo kontratë ngre shumë pikëpyetje dhe jo vetëm që nuk ka një efekt pozitiv. Berishës mund t’i hiqet non grata, por Berisha do ta kishte më të thjeshtë nëse PD do kishte ndjekur një rrugë normale, rrugën e të pasurit aleat SHBA. Këta njerëz që thoshin “nuk do na sjellë Amerika në pushtet dhe nuk do na votojë Amerika” kanë ardhur në pikën kur paguajnë 6 mln euro. A është kjo rruga e duhur? Nga do dalin këto 6 mln euro? Harxhojmë 6 mln euro për të bërë 16 mln euro nesër kur të vijmë në pushtet sepse ky është mesazhi që u jepet militantëve dhe qytetarëve.

Next Post
Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Doktor LaBrrisha në foto me LaCivitën si ilustrim i shkrimit të LaPardhasë….
    Bukur kjo gjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In