• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagesa në Rrugën e Kombit: Kush e sulmon dhe kush e mbron Edi Ramën në politikën kosovare

by Blendi Gashi
26/03/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Gashi/

Edhe në Kosovë ka patur reagime lidhut me vënien e një pagese për kalim në Rrugën e Kombit, pjesa shqiptare. Madje deri në nivele politike. Pagesa sipas disa qeveritarëve e deputetëve, është diçka e ngutshme që duhet të rishikohet.

Por nuk ka thjesht kritikë; ka dhe pak urrejtje nëse nisesh nga gjuha e ashpër.

Në krye është partia e Isa Mustafës, LDK-ja me disa figura të saj. Ismet Beqiri, Arben Gashi, Haxhi Avdyli dhe Fidan Rekaliu kanë shfryrë në FB.

“A skuqeni ndonjëherë ?nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë…”, shkruan Beqiri në Facebook.

Reagime edhe nga AAK-ja e Ramushit…

Nga AAK-ja e kryeminsitritHaradinaj kanë reaguar zyrtarët që janë pjesë e qeverisë, ama pak më butë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se “qeveria kosovare s’ka pasur kurrfarë njoftimi se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e Kombit dhe se do t’i drejtohet homologut të tij shqiptar, për të kërkuar sqarime dhe për të zbritur taksën rrugore”.

Ndërkaq, zv. ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, vënien e pagesës e ka quajtur vendim kundër integrimit ndërshqiptar, si dhe interesave të vetë kombit.

Kundër Ramës ka dalë edhe NISMA e Fatmir Limajt, ku deputeti i kësaj partie Zafir Berisha e konsideron të lartë pagesën, teksa ka kërkuar të rishqyrtohet ajo.

PDK e VV heshtin, Shpend Ahmeti mbron Ramën

Për dallim nga LDK-ja, dy partitë me armiqësinë më të madhe, PDK e Vetëvendosje nuk kanë reaguar ndaj taksës duke zgjedhur heshtjen.

I vetmi nga të gjithë politikanët që i ka dalë krah Edi Ramës, është ish-vetëvendosësi Shpend Ahmeti, kreu aktual i Prishtinës.

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e tij në rrjetin social Tëitter, ka shkruar se “në Politika Publike autostradat konsiderohen të Mira Gjysëm Publike”.

Ai më the ka thënë se “dikush duhet të paguajë mirëbajtjen, ose të gjithë përmes taksave, ose vetëm ata që e përdorin përmes pagesës. Çmimi shumë lehtë kuptohet se a është i lartë bazuar në shpenzimet e mirëmbajtjes”.

Pavarësisht regimeve të mëdha, qeveria e Shqipërisë ka njoftuar se nuk mund të zbresë çmimin e përcaktuar për të paguar kushdo që kalon nëpër autostradat shqiptare përfshirë edhe Rrugën e Kombit.

Këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Dardan Malaj, ka thënë se gjithë procedurat tenderuese dhe të koncesonimit kanë kaluar më 2016, ndërsa sipas tij reagimi i ministrit kosovar Pal Lekaj ka ardhur për shkak të mungesës së informacioneve.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT

Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro

Mjete me 4 rrota                        5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro

Mjetet e rënda, kamionët        26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro

 P.S. Si në Shqipëri e si në Kosovë, po ndodh rëndon që tarifës i thonë taksë në rastin e pagesës në Rrugën e Kombit. Dhe kjo gafë bëhet dhe nga zyrtarët shtetërore. Është tarifë, vetëm për atë kalon. Jo taksë. (Tesheshi.com)

Next Post
VIDEO/ Publikohen pamjet nga aksioni i policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Gjuriqit

Kosovë/ Ministri i Brendshëm: Policia përmbylli me profesionalizëm planin për hyrjen e zyrtarëve serb pa leje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In