• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pagat e reja/ Shtohen dy grada në Policinë e Shtetit, ja sa punonjës përfitojnë

by Java News
04/03/2017 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga janari i vitit 2018 pritet që në Policinë e Shtetit të shtohen edhe dy grada, ajo e “Inspektori i parë”, dhe grada e “Inspektori i dytë”. Shtimi i të dyja këtyre gradave brenda radhëve të policisë do të sjellë edhe një fond shtesë, që do të parashikohet në buxhetin e Policisë së Shtetit.

Duke u bazuar në kriteret që janë të përcaktuara në projektligj, parashikohet që rreth 1000 punonjësve të Policisë së Shtetit do t’u jepet grada “Inspektor i parë”, ndërsa rreth 1135 punonjësve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”. Mësohet se pak ditë më parë ishin 9 deputetë të mazhorancës që depozituan në Kuvend disa amendamente për ligjin e Policisë së Shtetit, ku u propozua edhe shtimi i këtyre dy gradave.

Ndërkaq, burime të sigurta të “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se efekti total financiar që rrjedh nga zbatimi i këtij projektligji përllogaritet në shumën 106.860.000 lekë (66.000.000 lekë për gradën “Inspektor i parë” + 40.860.000 lekë për gradën “Inspektor i dytë”).

Por, duke qenë se ky efekt nuk është i parashikuar në buxhetin e Policisë së Shtetit për këtë vit (2017), në projektligj parashikohet që hyrja në fuqi e neneve 6, 7 dhe 9 të cilat parashikojnë shtimin e këtyre dy gradave të bëhet më 1 janar 2018, me qëllim planifikimin e fondeve përkatëse në programin buxhetor të Policisë së Shtetit për vitin 2018.

Paga për gradën “Inspektori i parë”
Burimet e lartpërmendura bënë me dije se për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i parë” parashikohet që paga të bëhet 54.500 lekë, aq sa ishte paga për gradën e kryeinspektorit. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i parë” është 66 milionë lekë. Kështu, shtesa prej 5,500 lekë përllogaritet referuar pagës për gradë prej 54.500 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i parë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës, të cilët mbajnë gradën “Inspektor”, shkruan gsh.al.

Paga për gradën “Inspektori i dytë”
Për punonjësit e policisë, të cilëve do t’u jepet grada “Inspektor i dytë”, parashikohet që paga të bëhet 52.000 lekë. Efekti financiar i përllogaritur për gradën “Inspektor i dytë” është 40.860.000 lekë. Kështu, shtesa prej 3.000 lekë, përllogaritet referuar pagës për gradë prej 52.000 lekë të parashikuar për gradën “Inspektor i dytë”, minus pagën për gradë prej 4.900 lekë që marrin aktualisht këta punonjës të cilët mbajnë gradën “Inspektor”.

ma.me

Next Post
Dosja britanike e nxjerr nga studiuesi ndriçon ngjarjet e 1981 në Kosovë

Dosja britanike e nxjerr nga studiuesi ndriçon ngjarjet e 1981 në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In