• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paga minimale në Kosovë nuk do të jetë më 130 euro

by Aalison Pearse Stevens
04/04/2016 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) bëjnë të ditur që së shpejti paga minimale në Kosovë, e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011, do të ndryshohet.

Sipas diskutimeve të deritashme, pritet që paga minimale të shënojë rritje.Paga minimale e caktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës në vitin 2011 është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj, tregon për Radion Evropa e Lirë, ndryshimet që do të bëhen te paga minimale në Kosovë.

Ajo thotë se nuk do të ketë kategorizime të moshës te paga minimale, pasi që kjo siç thotë Hajzeraj, është diskriminuese.“Ne besojmë që paga minimale do të rritet. Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit ekonomik dhe social, do ta diskutojmë këtë çështje, ku do të përfshihen të gjithë aktorët, që janë anëtarë të këtij mekanizimi dhe të shikohet se cila është mundësia që kjo pagë minimale të rritet ashtu siç e parashohin edhe parametrat e rritjes ekonomike në Kosovë”, thotë Hajzeraj.

Sipas Ligjit të punës, neni 57, paga minimale duhet të përcaktohet duke marrë parasysh koston e shpenzimeve jetësore, përqindjen e shkallës së papunësisë, si dhe gjendjen e përgjithshme në tregun e punës dhe përcaktohet për periudhën njëvjeçare.

Zëvendësministrja Hajzeraj tregon se ende nuk ka një vendim se sa do të jetë paga minimale dhe se vlerën e kësaj page janë duke e diskutuar në Këshillin ekonomik social.

“Problemin kryesor e kemi me bizneset private, pasi që ata gjithmonë e kundërshtojnë rritjen e pagës minimale, duke konsideruar se ata dëmtohen më së shumti. Sa i përket institucioneve të Kosovës, ato janë të gatshme t’i zbatojnë të gjitha vendimet e këshillit”, shton Hajzeraj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Alush Sejdiu, thotë se kanë propozuar që paga minimale të jetë 220 euro.

Ndryshe, gjatë gjashtë vjetëve të fundit Kosova, nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 për qind. Kjo rritje ekonomike ndonëse po vlerësohet të jetë e mirë, është e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale që ka vendi. (REL)

Next Post

Vajza e Kadaresë ambasadore në OKB, miratohet kandidatura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In