• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pafuqia e Berishës për të frikësuar prokurorët dhe gjykatësen

by Mero Baze
09/11/2023 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shpërthimi I sotëm I Berishës kundër gjykatëses së çështjes së tij dhe dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai, nuk ka të bëj me humbjen e qetësisë, por me përpjekjen e tij të fundit për ti frikësuar prokurorët dhe gjyqtaren e çështjes. Dhe është më shumë një dëshpërim që nuk po ja del dot.

Përpara kësaj Berisha ka krijuar një mjedis frikësimi për të gjithë këta. Gjyqtaren Irena Gjoka e ka rrethuar me intimidues nga njerëz të tij në adresë të familjarëve të saj me shpresë se trembet. Prokuroren Millonai po ashtu.

Njerëz të Berishës përhapin gjithandej legjenda frikësimi ndaj tyre, shumica e të cilave janë gënjeshtra por që Berishës i nevojiten që të autosugjestionohet se është duke I frikësuar.

Për Arben Krajën të vetmin argument ka, që dy vitet e para të jetës së tij si jurist, ishin dy vitet e fundit të diktaturës. E thotë këtë një Sekretarë partie që I ka shërbyer komunizmit shumë herë më tepër se Sigurimi I Shtetit.

Por tërbimi ndaj Arben Krajës ka dhe një shpjegim tribal. Për të rregulluar raportet e tij politike me Krajën, Berisha ka bërë shef kabineti Akil Krajën, kushëririn e tij. Natyrisht për këtë nuk ka faj as Akili, as Arbeni, por truri I Berishës funksion në atë mënyrë .

Meqë nuk funksionoi ky investim politik, tani I është turrur Arben Krajës si oficer sigurimi, ndërkohë që ai është jurist dhe jo oficer sigurimi. Ka mbaruar shkollën më 1988, kur dhe Berisha që ishte Sekretar partie kishte filluar të mos kishte më frik nga komunizmi .

E vetmja gjë që mund të ndodh është se mund të ndjehet keq shefi I tij I kabinetit, se mirë që po I shan kushëririn, se biografia e kushëririt nuk të zë, por ka pasur babain oficer sigurimi në Portin e Durrësit deri më 1990.

Nuk është as ky ndonjë krim, por meqë Berisha vendos vet standardet çfarë është krim në këtë vend, duhet të jetë më I besueshëm që të mos duket që e bën vetëm për hallin e tij, ashtu siç në fakt është e vërteta.

Tani ky njeri ka dy vjet që kur është shpallur “non grata” që thotë më gjeni një fakt të vetëm kompromentues dhe unë iki.
Prokuroria I gjen jo një por disa.

Tani në vend të hedhë poshtë faktet që nuk I hedh dot, se 17 kulla nuk futen kollaj në një thes, sulmon prokurorët dhe gjykatësit që merren me këtë çështje.

Pra ky nuk pranon më as faktet, as gjetësit e fakteve as gjykuesit e fakteve.

Në këto kushte debati publik nuk ka më kuptim, por duhet të shikojmë procesin juridik. Dhe ai po ecën mirë.

Sidoqoftë një lëshim mund ti bëhej lidhur me masën e sigurisë për të mos udhëtuar jashtë shtetit. Të lejohet të udhëtoj në SHBA dhe Britaninë e Madhe që t’ia plotësojnë një dëshirë.

Next Post
Ministeriali/ Konferenca e NATO-s në Berlin, Hasani: Shqipëria po përshtat qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Ministeriali/ Konferenca e NATO-s në Berlin, Hasani: Shqipëria po përshtat qasje të re dinamike në sigurinë kibernetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

Debate për Covidin në SHBA/ Robert Kennedy Jr. sulmon Faucin: Dëmin më të madh e shkaktuan izolimet

August 3, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion

August 3, 2026
“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

“Do na mungosh gjithë jetën”, ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD, Elda Hoti ndan lajmin e hidhur

August 3, 2026
U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com