Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas padisë për shpifje të bërë nga kryeministri Edi Rama për deputeteten demokrate Albana Vokshi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha e cilëson këtë padi si një kërcënim të hapur për ligjvënësen e opozitës, pas denoncimeve kurajoze me në qendër skandalet qeveritare në shëndetësi sipas tij.
Basha akuzon hapur edhe Gjykatën e Lartë, që sipas tij është vënë nën urdhrat e Edi Ramës, si një mashë presioni sa herë që opozita denoncon korrupsionin.
Ai i referohet edhe dënimit të Edi Palokës dhe Arben Ristanit për shpifje.
Ja postimi i plotë i Bashës:
Kercenimi i kokoshit 200 milionesh sot ndaj Albana Vokshit, pas nje serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova per korrupsionin ne shendetesi, per zhvatjen qe ai po i ben parave te shqiptareve me miliarda cdo muaj, tregon dy gjera. Se kryehajduti Edi Rama permes mashes se tij Ilir Beqa i kane vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot te tjera. Dhe se ai ka ne sherbim te tij drejtesine e gjyqtaret e tij mercenare ne Gjykaten e Larte, me te cilen kercenon opoziten dhe fjalen e lire. Ky shef i hajduteve te qeverise qe ka dore ne cdo tender e koncesion, ka konsoliduar ortakerine me hajdutet e gjyqesorit, ku kerkon te mbylle gojen e opozites e te marre certifikata integriteti.
Kercenon me ata gjyqtare te korruptuar e te kapur qe denuan Ristanin e Paloken sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxoren pa njolle e pa cene perfaqesuesit e krimit, Arben Ndoken e Pjerin Ndreun qe bota mbare i pa te godisnin opoziten brenda ne Kuvend. Ja kjo eshte drejtesia qe do kokoshi. Te ruaje mercenaret qe i ka, e te nenshtroje cdokend tjeter qe ende zbaton ligjin e jo urdherat e tij. Sepse do te vjedhe i qete cdo pasuri qe ka mbetur ende pa e plackitur e shitur, dhe nuk do as zhurme. Do qetesine permes kercenimit me gjykate te opozites.
E siguroj ate dhe skoten e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i bejne temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetem opozita, PD dhe cdo perfaqesues i saj do te denoncojne korrupsionin e Edi Rames, por se ai dhe banda qe e rrethon ne qeveri e gjyqesor, do te kene fundin e hidhur qe u rezervon populli hajduteve te babezitur si keta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet.









