• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia ndaj Haradinajt/ Zbulohet emri i avokatit të kryeministrit Rama

by Java News
16/01/2020 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Channel ka siguruar një pjesë të padisë, 30 faqe, në të cilën kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj përveç akuzës për shpifje mbi “Idenë e shkëmbimit të territoreve”, akuzohet edhe për deklarimet se homologu i tij shqiptar, Edi Rama këtë po e bën për përfitime personale.

Në padi përmendet emisioni 360 shkallë ku specifikisht thuhet: “Haradinaj ka akuzuar në mënyrë specifike paditësin (Ramën) se është angazhuar në projektimin dhe i ka dhënë mbështetje “Idesë së korrigjimit të kufijve” në shkëmbim të një interesi financiar” pra korruptiv që sipas të paditurit (Haradinaj) personifikohet në të ardhura të nga një pjese të minierës së Trepçës që gjendet në veriun e Republikës së Kosovës”.

Kjo pjesë ka një vlerë prej “10 miliard euro” dhe sipas të paditurit (Haradinaj) këto para do të “Ndahen në mes Presidentit Thaçi, Kryeministrit Rama dhe Presidentit serbe Aleksandër Vucic”, shkruhet në padinë e Ramës.

Me këtë Rama përmes padisë pretendon se “bëhet fjalë për akuza të karakterit nga më të rëndë penal drejtuar paditësit për “tradhëti” e pikërisht “të interesave madhorë mbarë kombëtare” për shkaqe nga më flagrantet e banale si “përfitimi personal material- si dhe nga mënyrë se si janë thënë, të lënë të kuptosh që flitet për një ngjarje konkrete, të vërteta e të provuara si të tilla, duke mos lënë asnjë mundësi për publikun që të mendojë të kundërtën dhe të bëjë vlerësimin e tij”, thuhet në padi.

Ehat Miftari nga Betimi për Drejtësi, të cilët informuan publikun për padinë, thotë se kryeministri ka imunitet në ushtrimin e funksionit, por ky imunitet përfundon në momentin kur ofendon ose përhap gjuhë fyese ndaj një personi tjetër.

Padinë e Ramës, profesori Rrahman Paçarizi e sheh rrjedhojë e qëndrimeve personale të të dy kryeministrave. Por, sipas tij kjo nuk do të ndikoj në raportet mes dy vendeve.

Bazuar në afatet ligjore, Gjykata Themelohet duhet brenda 30 ditësh ta caktoj lëndën tek gjyqtari, por bazuar në praktikat e deri tanishme, lënda mund të trajtohet mas disa vitesh.

Top Channel ka kontaktuar avokatin e autorizuar të kryeministrit Rama, Kushtrim Palushi por i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve. Ndërkaq, zyra e kryeministrit Haradinaj nuk ka treguar nëse kanë angazhuar avokat./tch

Image result for Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Kushtrim Palushi, avokati i kryeministrit të Shqipërisë

g.kosovari

Next Post
I dënuar me burg përjetë për disa vrasje, lirohet ish-pjesëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle

Çështja “Dokle” alarmon "Drejtësinë"/ Kërkohet reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, ONM, KPK dhe KLGJ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com