• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çështja “Dokle” alarmon “Drejtësinë”/ Kërkohet reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, ONM, KPK dhe KLGJ

by Java News
16/01/2020 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimet e fundit gjyqësore për lirimin nga burgu të disa personave të dënuar, kanë alarmuar jo vetëm opinionin publik por edhe disa nga institucionet kryesore në vend.

Pas zbardhjes së disa prej vendimeve, mësohet se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Nga burimet e sigurta pranë MD-së, bëhet me dije se ministrja Etilda Gjonaj ka ndërmarrë veprime konkrete për çështjen e Indrit Dokles, ish anëtarin e bandës së Durrësit i cili ishte i dënuar më parë me burgim të përjetshëm dhe përfitoi lirinë nga Gjykata e Krujës.

Mësohet se Gjonaj ka dërguar shkresë në Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, për gjyqtaren Gjykatës së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila dha vendimin “lirim me kusht” për të dënuarin.

Burimet thonë se në bazë të të dhënave është konkluduar se ky ka qenë një vendim arbitrar, i sinjalizuar nga Ministria e Drejtësisë muaj më parë, ku institucionet përgjegjëse kanë refuzuar të marrin masa duke shkaktuar këto pasoja.

Referuar po të njëjtit burim, mësohet se sa i përket gjyqtares Hoxha, titullarja e Ministrisë së Drejtësisë ka paralajmëruar dhe sinjalizuar këtë vendim edhe në muajin dhjetor 2019, ku përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor ka përcjellë informim mbi këtë çështje dhe ka kërkuar hetime intensive ndaj gjyqtares për t’i paraprirë këtij vendimi. Gjë që ende dhe sot informohet se është lënë pa një hap konkret nga ana e KLGJ.

Gjithashtu, mësohet se MD i është drejtuar sërish në datën 15 janar 2020 KLGJ po për të njëjtën gjyqtare.

Vendimet e gjyqtares Hoxha duken si një kronikë e paralajmëruar, ku ndaj saj kanë qenë edhe më të hershme kundërveprimet nga organi i Ministrisë së Drejtësisë e cila ka kërkuar marrjen e masave.

Nëse vërejmë kronologjinë e ngjarjeve, në janar 2018 ky institucion i është drejtuar atëherë inspektoratit të KLD-së për fillimin e hetimit disiplinor për një çështje po aq të bujshme sa është lirimi i G.Tafilit.

Pavarësisht hapave të hedhura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe sinjalizimeve të vazhdueshme, institucionet përkatëse nuk morën asnjë masë duke bërë që sot të jemi përpara faktit ku gjyqtarja Enkelejda Hoxha i ka dhënë lirinë një të dënuari me burgim të përjetshëm, gjë që lidhet edhe me faktin se nuk ka dalë ende para vetingut duke ngritur hije dyshimi.

Në dallim nga administrata publike, sistemi gjyqësor nuk organizohet në mënyrë hierarkike.

Me formulimin e nenit 145/1 ” Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve“, Kushtetuta i ka siguruar gjyqtarëve të zakonshëm një pozitë autonome e të pavarur në raport me organet e tjera përmes disa instituteve në të cilat kjo autonomi e pavarësi realizohet. / TemA

g.kosovari

Next Post
U rendit e dyta për postin e kryeprokurorit/ Arta Marku ankimon vendimin e KLP, kërkon të njihet me sistemin e pikëzimit

Arta Marku do të jetë anëtare në KED me të drejta të plota, deri në fund të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse “nacionalisti” Albin Kurti i doli në krah nacionalistit Mickoski për të defaktorizuar shqiptarët?

May 17, 2026
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, kthehet në shtëpi pas 326 ditësh misioni

May 17, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Territorialja/ Deputetja e PS: E rëndësishme që kryetarët të delegojnë kompetencat në njësitë administrative

May 17, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron, veproni shpejt ose nuk do të mbetet asgjë

May 17, 2026
Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

Brexit përçan qeverinë britanike! Laburistët, pro dhe kundër rikthimit në BE

May 17, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Pakistani optimist për negociatat SHBA-Iran! Trump pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda 24 orësh

May 17, 2026
Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

Mynyri i rrëmben nga dora hipotekën Eni Çobanit dhe e gris: Është paçavure

May 17, 2026
Irani zgjeron “frontin” e presionit: Nga ngushtica e Hormuzit te rrjetet e internetit

Irani zgjeron “frontin” e presionit: Nga ngushtica e Hormuzit te rrjetet e internetit

May 17, 2026
Nuk është mit! Vaksina kundër turberkulozit e ka një ndikimin ndaj Covid-19, dhe ja çfarë thotë mjeku i njohur

Virusi “Andes” / Globalizimi rrit rrezikun e përhapjes, Harxhi: Shqipëria pak e rrezikuar

May 17, 2026
“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

“Më vjen të pëlcas”, vëllai humbet durimin ndaj motrës: Më ke marrë tokën, ia dhe…

May 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In