Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado është shtyrë më 19 qershor.
Sipas padisë, Dado ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.
Vetë kryebashkiaku ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.











