• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Padia e PD për tenderin e ushqimeve, Xhaçka: Jam e kënaqur që e dërguan në SPAK, mezi pres të sqarohet

by Java News
29/04/2020 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, reagoi për akuzat e opozitës mbi tenderin e ushqimeve të Rezervave të Shtetit, duke thënë në emisionin “Real Story”, në News24, se tenderi i është dhënë një kompanie që zotërohet nga shqiptarë.

Duke u ndalur te padia e PD për këtë çështje, ministrja theksoi se është e lumtur që çështja tashmë ndodhet në SPAK dhe se pret me padurim që drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Akuzat e opozitës për tenderin e ushqimeve, pse iu dha një kompanie, e cila nuk merrej me tregtinë ushqimore?

Xhaçka: Nuk është e vërtetë që kompania merrej me kompjutera, por është filial i një grupi kompanish të zotëruar nga shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që merren edhe me marketing, tregtinë e mallrave të ndryshme. Kompania ka vërtetuar përmes faturave të viteve të fundit që ka tejkaluar kërkesat ligjore për të bërë ofertë për këtë prokurim. Ministri nuk është asnjëherë specialist i prokurimeve, por si institucion nën akuzë, di të them se asnjë nga akuzat e opozitës nuk është e vërtetë. Kam e kënaqur që ata e kanë çuar çështjen te SPAK, dhe mezi pres ditën që ajo të sqarohet. Di të them se është procedurë e bërë në mënyrën më rigoroze conform ligjit, siç ka bërë dhe vetë PD, kur ka pasur emergjenca. Rasti konkret ka qenë 2010, dhe ka qenë vetë Basha që e ka bërë një procedurë të tillë.

Pyetje: Po pse në këtë moment kur u bllokuan kufijtë e merr tenderin një kompani përtej kufijve?

Xhaçka: Është një firmë shqiptare, filial i holdingut maqedonas. Në tregtinë e lirë nuk thotë njeri pse këta e pse ata. Ne iu kemi bërë kërkesë pesë operatorëve, që nuk arrinin të ofertonin, për arsye se procedura emergjente do të thotë që duhet të përmbushësh kriteret për një kohë të shkurtër. Kjo kompani ka ofertuar me një çmim më të ulët se çmimet e parakrizës dhe kontrata është lidhur për 850 mijë euro, duke përmbushur dhe kontratën në kohën rekord të kërkuar.

Next Post
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Ka bërë marrëveshje me Vuçiç, çmimi ishte vota e Listës Serbe për qeverinë

Haradinaj e pranon: Taksa nuk rikthehet! Kurti e hoqi tërësisht, kur unë e doja për marrëveshjen finale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In