• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Padia e Ginës kundër Markut, gjykata rrëzon njeriun e Llallës

by A R
16/03/2018 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar ankimimin e bërë nga prokurori i Elbasanit, Dritan Gina, kundër kryeprokurores Arta Marku, me subjekt “kundershtim vendimi per mosfillim procedimi” ne lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i prokurorisë së Rrethit Elbasan.

gina dritan

Shkarkimi i tij nga detyra u bë nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, menjëherë sapo mori drejtimin e dikasterit të akuzës. Fill pas kësaj ai iu drejtua gjykatës, duke e akuzuar Markun për “shperdorim detyre”

Ceshtja me subjekt “kundershtim vendimi per mosfillim procedimi” u ndoq nga gjyqtarja Joana  Qeleshi.

Dritan Gina, i pranishëm në seance paraqiti ankimin e tij për këtë cështje. Gina tha se prokuroria e Durresit nuk ishte kompetente për të kryer këtë hetim lidhur me materialin kallëzues që ka paraqitur, pasi më herët ka punuar këtu, ndërsa më pas në Tiranë, nga ku u transferua në Elbasan si prokuror rrethi.

Por, si gjykatë më e afërt ceshtja u transferua në Durrës, cka beri që Gina të kerkojë prishjen e fillimit të hetimit nga prokuroria e  Durrësit dhe fillimin e hetimit nga një prokurori tjeter.

“Kallëzimi kundrejt Markut për “shperdorim detyre” ka ardhur për shkak të cenimit të integritetit të tij personal  por edhe profesional”- tha ai.

Ndërkaq prokurorja e cështjes rrëzoi pretendimet e Ginës, duke pohuar se prokuroria e Durrësit i ka te gjithe kompetencat e duhura ligjore për ta ndjekur dhe shpallur vendimin per mosfillim procedimi, pasi nuk ka elementë penal qe verifikojne akuzën e shperdorimit të detyres.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve trupi gjykues vendosi të rrëzojë pretendimin e akuzuesit Gina për konflikt interesi me këtë prokurori, duke pranuar kërkesën e prokurorisë, atë të mos fillimit të cështjes kundrejt kryeprokureres Arta Marku. Kjo ceshtje sipas trupit gjykues duhet të ndiqet nga gjykata administrative dhe jo nga  e shkallës së pare.

Dritan Gina më heret e ankimoi shkarkimin e tij nga detyra në gjykatën e Tiranës.  Kjo gjykatë  shpalli vendimin për mosfillim të çështjes penale per kryeprokuroren Arta Marku, duke ia referuar dosjen Gina  prokurorisë së Rrethit Durrës për ndjekje të mëtejshme.

Cfare tha Gina ne seance 

Dritan Gina: “Se pari: Prokuroria nuk kishte kopetence per kryerjen e hetimit, pra te hetoj materialin qe une kam paraqitur ne lidhje me prokuroren e pergjitheshme te perkoheshme Arta Marku. Por nje prokutori tjeter pasi ka qene pjese vete e kesaj prokurorie. Dhe se dyti: prokurori (anita jella) qe po merret me hetimin ka lidhje shoqerore me prokutoren e pergjitheshme Arta Marku. Ato kane mbaruar shkollen bashke, madje kane qene shoqe te se njejtes klase. Largiminim eshte bere ne menyre arbitrare, pasi une nuk isha larguar apo kisha kerkuar doreheqe dhe prokutoria e elbasanit mbeti pa drejtues”.

Reagimi i Prokurores 
Prokurorja, Anita Jella: “Mungojne elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres nga Arta Marku. Gina ka ushtruar fuksionin e drejtuesit te prokurorise se elbasanit dhe eshte kerkuar te rikthehet si prokutor i perhershem ne prokurorine e Tiranes. Sa i perkete faktit se kam qene ne nje grup ne shkollen e magjistratures me Arta Markun nuk perben shkak per tu terhequr nga kjo ceshtje. Ne si organi i akuzes kerkojme rrezimin e ankimin te bërë nga prokurori Dritan Gina në lidhje me shkarkimin e tij si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku./Panorama/a.m.

Next Post
Sëmundjet e trurit tregohen fillimisht në retinën e syrit

Sëmundjet e trurit tregohen fillimisht në retinën e syrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In