• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pacolli justifikohet për qëndrimin e tij në SHBA: U habita me Trump!

by Java News
29/09/2018 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli foli për takimin e tij me presidentin, Donald Trump, ndonëse ky takim ishte i shkurtër në një korridor.

Pacolli është pjesë e delegacionit të Kosovës që po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Neë York. Ai atje u takua shkurtimisht edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, me të cilin shtrëngoi duart.

I pyetur për këtë takim në një Intervistë për RTV 21, Pacolli tregoi se takimi i tij me presidentin amerikan ka qenë krejtësisht spontan. Pacolli bëri të ditur se ai dhe Trump njiheshin qysh nga vitet e 90-ta, dhe se ishin takuar dy herë së bashku, por ajo që e ka impresionuar Pacollin është fakti se Trumpi nuk e kishte harruar fare Pacollin. “Jam habitur se si s’më kishte harruar”.

Për këtë veprim Pacolli deklaron se është shumë krenar për shtrëngimin e dorës me presidentin amerikan, duke shtuar se një gjë e tillë po të ndodhte në të ardhmen ai do ta bënte të njëjtën gjë me shumë vullnet.

U fol shumë edhe për takimin mes zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për punë të jashtme, Behgjet Pacolli, me kryeministrin e Marokos Saadeddine Othmani, pasi ky i fundit kishte shkruar në Tëitter se një reprezentues i Kosovës i ishte imponuar atij, por se ai që Pacolli e kishte cilësuar si takim, nuk ishte i tillë.

Pacolli tregoi se si ka rrjedhur gjithçka. Sipas tij ai ka kontaktuar para takimit me kryeministrin maroken, duke e pyetur në gjuhën arabe se a ka mundësi të zhvillohet një takim i shkurtër, gjë të cilën Othmani e kishte pranuar, duke e ftuar Pacollin që t’i bashkëngjitej atij në një holl të ndërtesës ku ishin.

Pacolli tregon se për të shkuar tek vendi ku ndodhej kryeministri maroken, dukej leje speciale, e nëse një takim i tillë nuk ishte në plan, atëherë ekipi kosovar nuk do të mund të hynte në vendin e caktuar. Sipas Pacollit qasja në atë pjesë është siguruar nga delegacioni i kryeministrit maroken, ku pas kësaj janë ulur së bashku e edhe kanë pirë kafe, duke biseduar për një kohë të gjatë, aq gjatë madje sipas Pacollit, sa edhe dy takime tjera janë shtyrë për dhjetëra minuta për shkak të takimit me delegacionin maroken. Për të përmbyllur këtë, Pacolli deklaron se sigurisht dikush ka pasur diçka kundër këtij takimi, gjë që ka shtyrë kryeministrin Othmani të bëjë deklaratat që ka bërë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
CEFTA/ Ahmetaj: Projekt për lehtësimin e tregtisë, zgjerim të tregut të investitorëve

Buxheti del me suficit, sa u rritën të ardhurat nga janari në gusht 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In