• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Buxheti del me suficit, sa u rritën të ardhurat nga janari në gusht 2018

by Java News
29/09/2018 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në total, në buxhet, për periudhën janar-gusht, u arkëtuan 294 miliardë lekë, apo 9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9 për qind ose rreth 5.54 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Për këtë periudhë, buxheti rezulton me suficit prej 4 miliardë lekësh. Ministria e Financave publikoi dje treguesit fiskalë të 8-mujorit të këtij viti.

Referuar të dhënave të tabelës fiskale, të ardhurat më të larta u arkëtuan nga tatimet dhe doganat. Si 8-mujor u arkëtuan 259 miliardë lekë, 4.3 për qind ose 10.7 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99.6 për qind. Të ardhurat nga TVSH-ja, në total, janë realizuar në vlerën 93.3 miliardë lekë, me rritje 4 për qind ose 3.5 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98.8 për qind të planit.

Ministria e Financave shpjegon se rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendëse ka dhënë gjithashtu efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave. Edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar në vlerën 25.1 miliardë lekë, me rritje 14.2 për qind ose 3.1 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017.

Për sa u përket shpenzimeve të përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2018, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje rreth 5.54 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Shpenzimet kapitale u realizuan në masën rreth 39.6 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 13.5 për qind më i lartë ose rreth 4.7 miliardë lekë më shumë. Niveli i suficitit në muajin e tetë të vitit 2018 rezultoi në rreth 4.08 miliardë lekë ose rreth 3.98 miliardë lekë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në 101 milionë lekë. panorama/ma.me

1

Next Post
Filmat e viteve 1978-1982 në emergjencë restaurimi

Filmat e viteve 1978-1982 në emergjencë restaurimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In