Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmes llogarisë së tij në Facebook ka lajmëruar se ka biseduar me presidentin ugandas, Moseveni, ku ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Ugandës do të dërgojë notën e premtuar verbale për njohjen e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Ai ka udhëtuar mbrëmë drejt Kampalas, kryeqytetit së Ugadës, vendi që sipas Pacollit, do të mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës.