Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, pati dalë publikisht me emra duke akuzuar individë si sekserë dhe tash sa vjet nuk ka rezultuar me ndonjë ndëshkim për gjithë atë skandal që përfshin miliona euro. Edhe pse deklaratat e një zyrtari me pozicion të lartë politik, nuk janë marrë seriozisht nga hetuesia, deri më sot nuk ka pasur ndëshkim për asnjë të përfshirë në këtë skandal. Pacolli pati thënë disa herë, se shteti nuk ka dashur të merret me këtë rast meqë janë të përfshirë grupe të mëdha interesi.
Ndërkohë që tash sa vjet, rasti ka kaluar në heshtje dhe nuk është ndëshkuar askush për dështimin e privatizimit, por edhe marifetet gjatë këtij procesi. Së fundmi Behgjet Pacolli ka vendosur që të dalë vet me deklarata për të shpjeguar gjithçka që ka ndodhur me Hotel Grandin. Ai ka thënë se këtë hotel ia kanë marrë mafiozët.









