Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli tha në emisionin Now në Euronews Albania se marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës kanë qenë gjithmonë irelevante.
Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk ka tentuar të këshillohet me faktorin shoqëror të Kosovës dhe as me faktorin ndërkombëtar.
“Rama do të jetë shumë i kujdesshëm në ruajtjen e interesit të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj faktorit ndërkombëtar dhe jam shumë i sigurt se asnjëherë nuk do të bënte diçka në dëm të Kosovës, ky është mendimi im. Kurti asnjëherë nuk ka tentuar të këshillohet më faktorin shoqëror të Kosovës dhe Kurti nuk është konsultuar as me faktorin ndërkombëtar.
Kjo është punë vetjake e tij. Procesi i Kosovës në këtë proces kanë marrë pjesë shumë shtete miq ndërkombëtar të Kosovës; është çliruar nga pushtuesi, është shpallur pavarësia gjithmonë me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe sidomos SHBA. Ruajtësi i madh i sovranitetit të Kosovës janë SHBA”, tha Pacolli.
/a.r