Pacientja godet me grushta mjekët, MSH: Akt i shëmtuar!
Ministria e Shëndetësisë ka dënon dhunën ndaj mjekëve në spitalin e Onkologjikut. “Dhuna e ushtruar ndaj bluzave të bardha në krye të detyrës është dhe mbetet një akt i shëmtuar, prandaj Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT është e vendosur të inkurajojë organet kompetente që të vendosin drejtësi, si dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë figurën e personelit shëndetësor në detyrë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv”, theksohet në njoftimin e MSH-së.
Një ditë më parë një paciente e Onkologjikut ka qëlluar dy mjekë të këtij spitali. Burime zyrtare bëjnë të ditur se M. B., 59 vjeç ka goditur me grushta S. Ç., 55 vjeç dhe S. K., 56 vjeç.
Autorja, vijon njoftimi i policisë, ka qënë paciente që kryente kemio-terapinë në këtë spital dhe papritur ka qëlluar me grushta dy mjekët dhe është larguar.









