• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pabarazia

by Ben Andoni
05/05/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pabarazia në Shqipëri është në nivele të frikshme. Dhe, kur kjo evidentohet pas gati më shumë se tre mandatesh të një qeverie socialiste, atëherë alarmi duket i madh. Të mendosh se një forcë e majtë që duhej të punonte për shoqërinë dhe të bënte politika që i lehtësonte dhe inkurajonte qytetarët. Paradoksi ynë është se çdokush mendon që ai cilido që do të vijë në pushtet, apo institucionet e reja do të ndryshojnë diçka. Rezultati dihet: Sa vinë në pushtet premtimet harrohen. “12 mijë njerëz kontrollojnë 93% të kursimeve”, konstatonte një ekspert i ekonomisë, pak ditë më parë (Balkanweb, 2026). Ky diskurs nuk zë vend, sepse qeveria e sotme na përcjell në  diskutime krejt të tjera për drejtësinë, aksidentet, krizat artificiale politike, kurse opozita humbet në akuza e protesta që nuk po e çojnë askund. Numrat mbeten aty. Të frikshëm dhe të ftohtë. Referuar raporteve të fundit për vitin 2025 dhe 2026, Shqipëria mban vendin e parë në Evropë për përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie, ku llogaritet se rreth 42% e qytetarëve jetojnë në kushte të privimit të rëndë social. Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ushqen këtë gjendje në çdo hap, kurse eficenca e administratës lë shumë për të dëshiruar, sepse shkollimi i një mase të madhe s’është vetëm i mangët por është kallp (qoftë edhe ata me nota të larta). Ashtu si meritokracia, e cila po shtegton qoftë edhe në mendimin e individit shqiptar. Sistemi tatimor në Shqipëri, referuar medias ekonomike vendase shpesh nuk ia del të shërbejë si një mjet rishpërndarës. Pak muaj më parë, raporti “Barra Tatimore 2024” theksonte se kjo strukturë është ndër më regresivet në rajon, duke rënduar më shumë mbi konsumin (TVSH) sesa mbi kapitalin e lartë. Dhe pasojat, referuar Ëorld Social Report 2025 nga OKB, thoshin se: Politikat fiskale shqiptare ndikojnë fare pak në uljen e pabarazisë krahasuar me vendet e BE-së. “Rezulton se kemi një pabarazi më të madhe të ardhurash se ajo që shprehet në statistika, si dhe një përqendrim të pasurisë kombëtare. Fitimet nuk shpërndahen proporcionalisht, por grumbullohen në duar dhe segmente të caktuara që lidhen me privilegje ekonomike, politike apo lidhje klienteliste”, u shpreh para pak ditësh Eduart Gjokutaj (Ibid). Argumenti i tij lidhej me shpërndarjen e kursimeve në depozitat bankare. Rreth 7% e shqiptarëve (afërsisht 12-13 mijë individë) zotërojnë mbi 93% të totalit të pasurive në depozita, kurse për popullsinë (93%) mbetet pjesa tjetër.

Në këtë sens ndryshimi është i pamundur sepse “është e lehtë të denoncohet karakteri jobarazimtar ose shtypës i institucioneve dhe qeverive, por është më komplekse të arrihet dakordësi për institucionet alternative që lejojnë progres real drejt barazisë sociale, ekonomike dhe politike, për respektimin e të drejtave individuale dhe të drejtës së secilit për të qenë ndryshe”, shkruan Thomas Piketty në hyrjen e librit të tij “Histori e shkurtër e Barazisë”. Për fat të keq, socialistët që vazhdojnë të votohen në shumicë, nuk po duan ta kuptojnë dhe ta zbusin këtë anomali, sepse janë indiferentë me shqiptarët. (Javanews)

 

 

Next Post
Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In