• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa zemër në kraharor”, del libri i ri i Mira Meksit

by Aalison Pearse Stevens
03/08/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sapo ka dal në treg libri më i ri i shkrimtares dhe përkthyeses Mira Meksi. “Pa zemër në kraharor” është titulli i librit të shkrimtares së nderuar me mjaft çmime prestigjioze e cila së fundi  është velrësuar me çmimin “Përkthyesi më i mirë i vitit 2006”. Ky botim me novela vjen për lexuesin shqiptar nga shtëpia botuese “Onufri”.

mira meksi libriNjë piktore tridhjetëvjeçare, e tradhtuar nga një dashuri e madhe që i shkrumbohet përpara syve, vendos ta varrosë atë brenda një varkëhiri prej letre, në një gropë në fund të kopshtit të saj. Së bashku me hirin e dashurisë, vajza varros edhe besimin tek ajo ndjenjë, së cilës i pat kushtuar jetën. Bukuroshja, që kthehet paskëtaj në mohuesen e përbetuar të dashurisë, shndërrohet në një përbindësh joshjeje dhe erotizmi. Arrin gjer të bëjë skllav të sensualitetit të parezistueshëm që mishëron, të fejuarin e motrës së saj të vetme. Me këtë të fundit, si dy moralshkelës, arratisen për në Meksiko. Në një ditë të jashtëzakonshme, siç është Dita e të Vdekurve në Meksikë, jeta e saj merr një drejtim krejt të papritur: njeh një dashuri që shkon përtej vdekjes, dhe i blatohet Erosit të aztekëve të lashtë.

Pa zemër në kraharor është portretizimi regëtues i një epoke të shenjuar nga mungesa e dashurisë së vërtetë dhe hyjnizimit të seksit, në të cilën rrëfimtarja ia del gjithsesi të spikasë dashurinë, si thelbin e qenësishëm të jetës njerëzore. Kjo është ndoshta novela më magjepsëse e Mira Meksit, ku autorja shpalos një univers magjik, i cili popullohet nga qenie fantastike, nga shpirtrat e gjithë të vdekurve të mirëpritur në sofrën mistike tradicionale të Meksikës së lashtë dhe të re, nga surrealizmi i Frida Kalhos dhe Dalisë, nga letërsia e Carlos Fuentesit, nga perënditë e aztekëve të lashtë dhe piramidat e qytetit të Zotave, Teotihuacanit”.

Shqiptarja/d.i.

 

Next Post

Kosova nuk është e gatshme të ngrejë padi ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
“Sistemi i drejtësisë ka anashkaluar Kushtetutën”, Ndreca-Bylykbashit: Me këtë qëndrim po i rëndon pozitën zotit Berisha

“Dado nuk plotëson kriteret ligjore”, avokati i Veliajt: Izolimi i kryebashkiakut një akt i paligjshëm

April 3, 2026
Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

Irani rrëzon edhe një avion të dytë amerikan, shpëtohet piloti i “A-10 Warthog”

April 3, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Plagosja me thikë në Shkodër, zbardhet identiteti i të riut të përfshirë

April 3, 2026
Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

Ngushtica e Hormuzit nis të gjallërohet, 5 anije kalojnë pas bllokimit disa javor

April 3, 2026
Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Hyn në fuqi vendimi i Bordit të Transparencës! Pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

April 3, 2026
Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In