• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pa provokacija!

by
27/05/2015 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Konferenca e shtypit e dy kryeministrave, e cila në precedentin e saj të fundit në Beograd, nëntorin e shkuar, kishte prodhuar uraganin diplomatik mes dy vendeve, mesa duket u mbyll pa “provokacija”. As Vuçiç nuk i ktheu Ramës “kusurin”, duke përmendur frazën “Kosova është Serbi”, e as Rama nuk tha diçka të kundërt. Konferenca duket se rrodhi në shina normale, dhe të dy palët u munduan të nënvizojnë afrimin, shanset për marrëdhënie ekonomike, vullnetin për stabilitet në rajon dhe konstatimin se për Kosovën qëndrimet janë të kundërt “sa një mal i lartë”.

Vuçiç u duk mjaft i qetë gjatë konferencës së shtypit dhe nuk reagoi kur Rama gjeti mënyrën që të përmendë togëfjalëshin “Kosovë e pavarur”. Citimi nga Rama i precedentit franko-gjerman, për ta krahasuar me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, reflekton rëndësinë që ai dhe Vuçiç i kushtojnë vizitës së sotme, por edhe peshës që marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve kanë në rajonin e Ballkanit. Kryeministri serb u fokusua në mënyrë preferenciale tek marrëdhëniet ekonomike, projektet në infrastrukturë dhe shkëmbimet tregëtare, e kjo duket se u bë me qëllim që vizita e tij e parë në Tiranë, për të cilët tha se “ndjehet krenar”, t’i ngjajë sa më shumë një kontakti normal mes dy fqinjësh.

Next Post

SHTYPI SERB: VUÇIÇ ME HELIKOPTERË MBI KRYE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com