• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pa mua dhe PS nuk ka SPAK”, Rama LIVE: Veliaj s’është i pandehur, por i dyshuar! Vetë prokurori s’është gati për gjyqin

by A R
13/02/2025 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i dyshuar dhe jo i pandehur për të gjitha ato që SPAK i konsideron prova të pamjaftueshme.

Kreu i qeverisë bëri të qartë se nuk konteston provat e SPAK, por shton se, Erion Veliaj është i dyshuar dhe statusi i tij i konteston vetë provat.

Një ditë pasi GJKKO la në fuqi masën e “arrestit me burg” për Veliajn, për kreun e qeverisë përbën tregues se prokuroria nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit pasi nuk ka provat e mjaftueshme kundrejt Kryebashkiakut.

Ai theksoi se nuk mund të ndërpritet kontrata që Veliaj ka me qytetarët pa pasur prova, dhe jo dyshime të mjaftueshme.

“Nuk jam unë që kontenstoj ndonjë provë duke iu kundërvënë SPAK. Por është statusi i Erionit si person I dyshuar dhe jo I pandehur forcën e provave të pretenduara deri tani.

Në këtë pikë, qëndrimi ynë nuk ndryshon.

I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë Prokuroria është e vetëdijshme se s’i ka provat për të kërkuar burgosjen e tij. Për të ngritur akuzë që ky person ka bërë 1-2-3 dhe kërkoj dënim. Ndërsa i pandehuri është dikush kur shkon para gjykatësit dhe thotë :” dua burg për këtë person, kam këto prova, fillo gjyqin.

I dyshuari kur prokuroria ka krijuar një sërë provash por nuk ka bindjen e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e personit. I pandehuri kur prokuroria e ka bindjen. Pyetja e dytë: a e dini që kryetari i bashkisë Tiranë nuk është i pandehur?

Vetë prokuroria nuk mendon se është gati të kërkojë hapjen e gjyqit se si ka provat e mjaftueshme, por sipas tij, ka dyshime të mjaftueshme bazuar në një sërë provash të pamjaftueshme sipas tij. Statusi i Erion Veliajt sot ka këtë status”, deklaroi Rama.

Kryeministri ka sqaruar gjithashtu të gjitha pikëpyetjet e ngritura te qytetarët mbi reagimet e tij kundrejt Kryebashkiakut dhe SPAK-ut. Ai u shpreh se pa të dhe Partinë Socialiste nuk ka Prokurori të Posaçme, pasi reformë në drejtësi u garantuar falë qeverisë Rama.

Ai theksoi se kreu demokrat Sali Berisha e ka bërë të qartë, se nëse merr pushtetin, do e shkrijë SPAK-un.

“Për ata që u vërsulën: Ç’pati Edi Rama? Iu vërsul SPAK-ut, të mbrojmë SPAK-un nga Edi Rama…

Nëse nuk mbron Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Ramën dhe PS, nuk ka SPAK.

Nuk do kishte, as nuk diskutohet, por nuk ka. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative: më jepni votën, të shkrij SPAK-un. Nuk besoj se i shkon njeriu mendja që SPAK-un nëse nuk e garanton bashkë me gjithë reformën në drejtësi, kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund ta garantojnë pellgaçet rreth e rrotull kënetës të atyre partiçkave që kanë të re vetëm moshën e pronarit të tyre. Nën hijen e një lisi të madh nuk mbin kollaj gjë tjetër”, sqaroi Kryeministri.

Next Post
Ndreca: Me Veliajn, SPAK ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhje; Zheji: Prokurori dhe gjyqtari po veprojnë me arrogancë

Ndreca: Me Veliajn, SPAK ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhje; Zheji: Prokurori dhe gjyqtari po veprojnë me arrogancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In