• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani takim me senatorin amerikan, Presidentja kërkon ndihmën e SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO

by Java News
08/08/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kërkuar ndihmën e Shteteve të Bashkuara (SHBA) për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), gjatë një takimi me senatorin amerikan, Jack Reed, të martën në Prishtinë.

Osmani tha më 8 gusht se SHBA-ja “nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Republikën e Kosovës”, duke e cilësuar popullin kosovar si “më proamerikan në Evropë dhe në botë”.

Ajo e falënderoi senatorin Reed, i cili është kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, për mbështetjen e ShBA-ve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), respektivisht përfshirjen e Kosovës në Asistencën e Trajnimit Ushtarak të SHBA-së me Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024.

”Kosova synon për anëtarësim në NATO dhe përfshirje në Partneritet për Paqe (PfP), ndaj është e rëndësishme edhe e domosdoshme mbështetja e SHBA-së në përshpejtimin e këtij procesi. Shpresa jonë është që Kosova të jetë sa më parë në PfP si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO”, tha Osmani.

Në lidhje me zhvillimet politike dhe të sigurisë, sipas njoftimit, presidentja theksoi e Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit, si dhe “ka vërë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë.”

Ajo, po ashtu ka theksuar se Kosova është shtet multietnik, Kushtetuta e së cilës garanton nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve. Sipas Presidentes Osmani këto të drejta dhe liri, janë thelbi i vlerave të shoqërisë së Kosovës dhe si të tilla duhet të mbeten të paprekura”./REL

Next Post
Goditja e Sunak/ Qeveria britanike zhvendos disa azilkërkues në një zonë ushtarake, mes tyre edhe shqiptarë

“Londra me dorë të hekurt!”/ Avokati: Gjoba biznesmenëve që punësojnë emigrantë të paligjshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

SpaceX lidh marrëveshje financiare prej 40 miliardë dollarësh për blerjen e çipave të inteligjencës artificiale

October 26, 2026
VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

VIDEO: “Merrni shembull nga Parisi!”/ Një ‘mesazh’ për policinë dhe ‘dhunën’ në protestat e Tiranës

October 26, 2026
Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

Të huaj të përfshirë në protestat në Tiranë, Nura ngre alarmin: Ka një skenar të organizuar, të zbulohet kush qëndron pas tyre

October 26, 2026
Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!”

October 26, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

October 26, 2026
Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

October 26, 2026
Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

Mediat amerikane: Trump favorizon Orbán për postin më të lartë në OKB

October 26, 2026
Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

Zelensky: Ukraina priti gati një muaj miratimin e SHBA-së për raketat Patriot dhe NASAMS

October 26, 2026
Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Çfarë kemi brenda, shohim jashtë? Dhe një histori nga Lindja e Largët…

October 26, 2026
Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

Protestat prekin turizmin, bien prenotimet! Operatorët: Të huajt po shmangin zonat e tensionit

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In