• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘OSHEE me humbje, KESH në rënie, OST pa fitime’/ Situata e pafavorshme hidrike dhe pandemia kanë ndikuar negativisht te kompanitë energjetike

by Java News
13/11/2021 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e pafavorshme hidrike dhe problemet e shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar negativisht në ecurinë e kompanive energjetike në vend, në hallkat e shpërndarjes përmes OSHEE Group, dhe prodhimit përmes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ndërsa më pozitive ishte situata për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).

OSHEE Group, me humbje

Në vitin 2020, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), u shndërrua në Korporatën e parë Publike Shqiptare, duke pasur në pronësi 3 shoqëri, Furnizuesin e Shërbimit Universal, Furnizuesin e Tregut të Lirë dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), nën ombrellën e OSHEE Group Sh.A. Grupi ka rezultuar me një humbje prej 139 milionë lekësh, sipas bilancit të konsoliduar.

Burime nga OSHEE pohuan se, në 2020-n, grupi mori goditjet e veta nga COVID-19, që sollën arkëtime më të ulëta, sidomos nga bizneset dhe më shumë humbje teknike. Negativisht ndikoi reduktimi i investimeve në minimumin e mundshëm, që sjell efekt zinxhir në performancën e sipërmarrjes energjetike, pasi ndikon te humbjet teknike.

Në vit janë të nevojshme të paktën 30 milionë euro për mirëmbajtjen e gjendjes së rrjetit. Për shkak të situatës së pandemisë, investimet u përgjysmuan, kur planifikohej që të ishte viti me investimet më të larta në kuadër të planit të rimëkëmbjes. Edhe në 2019-n ato ishin të ulëta për shkak të thatësirës.

Adrian Çela, administrator i “OSHEE Group”, thotë se, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të menaxhimit të shoqërisë, vështirësitë e krijuara nga pandemia sollën pasoja në:

-Uljen e të ardhurave për njësi të shitur, për shkak se ndryshoi struktura e shitjes (klientët familjarë, të cilët kanë çmim të ulët rritën konsumin dhe bizneset, të cilat kanë çmim më të lartë, ulën konsumin).

-Uljen e çmimit mesatar të shitjes së energjisë, nga 11.02 Lekë/KWh në 10.8 Lekë/KWh.

-Uljen e normës së arkëtimit të të ardhurave nga 97.5% në vitin 2019 në 93.4% në vitin 2020.

Investimet e realizuara, kryesisht si pasojë e pranisë së ulët të punonjësve në punë, ishin rreth 51% e atyre të planifikuara.

Periudha 7-mujore e vitit 2021, kur furnizimi me energji elektrike nga KESH dhe çmimet në tregun e energjisë ishin normale, përmirësoi ndjeshëm performancën e shoqërisë, me një fitim prej rreth 2.7 miliardë lekësh. Megjithatë, ai shton se parashikimet për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve në tregun e energjisë gjatë pjesës së mbetur të vitit pritet të rrisin kostot e blerjes së energjisë dhe ndikimin në performancën financiare të shoqërisë.

Vetëm në tetor 2021, Furnizuesi i Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) shpenzoi rreth 65 milionë euro për të siguruar energjinë që konsumohet në vend me çmime që në disa raste kaluan edhe 300 euro MWh. Qeveria lehtësoi blerjen e energjisë nëpërmjet mundësimit të një fondi 100 milionë euro për OSHEE, duke dalë garant për këtë të fundit në kushtet kur u shpall edhe emergjenca e furnizimit, që zgjat deri më 15 prill 2022.

Në projektbuxhetin e vitit 2022 vlerësohet se blerja e energjisë në tregun e lirë do të ndikojë në ulje të performancës financiare dhe mungesë likuiditeti të kompanisë. Si pasojë, nga ana e OSHEE Group parashikohet një humbje financiare prej rreth 8.9 miliardë lekësh për vitin 2021 dhe nëse nuk merren masa të menjëhershme, edhe viti 2022 do të shënojë humbje financiare prej rreth 7.2 miliardë lekësh.

“Me qëllim zvogëlimin e humbjeve financiare, OSHEE Group sh.a., është duke programuar masa të shpejta lidhur me daljen nga kjo vështirësi, në mënyrë që të arrijë një performancë pozitive financiare të sektorit për përballimin e situatave eventuale të vështira në të ardhmen, pa rënduar buxhetin e shtetit” – thuhet në relacionin e projektbuxhetit 2022.

KESH, rënia e prodhimit përkeqëson performancën

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka deklaruar humbje të larta prej 4.3 miliardë lekësh në 2020-n, pas një rezultati po negativ prej -975 milionë lekësh në 2019-n. Edhe të ardhurat u reduktuan me 17%, në 6 miliardë lekë.

Ergys Verdho, administrator i KESH sh.a., pohoi se në vitin 2020, Korporata u përball me një situatë të pafavorshme hidrike, si pasojë e një thatësire të tejzgjatur, e cila pati ndikim të ndjeshëm në nivelin vjetor të prodhimit të energjisë elektrike.

Për vitin 2020, sasia e energjisë elektrike (neto) të prodhuar nga KESH sh.a., rezultoi në rreth 3.09 TWh. Prodhimi i energjisë elektrike i realizuar nga KESH sh.a., përbën 58% të të gjithë prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë (~5,3 TWh) për periudhën referuese.

Ai shton se gjysma e parë e vitit 2021 u karakterizua nga kushte meteorologjike mjaft të favorshme për aktivitetin e KESH sh.a., të cilat u reflektuan në rritje të prodhimit nga HEC-et e Kaskadës së Drinit. Prodhimi i energjisë elektrike për periudhën e mësipërme rezulton të jetë në sasinë ~3,5 TWh, ose rreth 162% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020 (~1,3 TWh).

Të ardhurat totale operacionale të realizuara në pjesën e parë të vitit 2021, janë në vlerën ~11.8 miliardë lekë, ose 4.8 herë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (~2.4 miliardë lekë).

 OST, e vetmja me fitim

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ishte i vetmi nga kompanitë shtetërore të energjisë që kishte një ecuri financiare pozitive në 2020-n. Operatori deklaroi një fitim prej 691 milionë lekësh, pothuajse 6-fishim me vitin e mëparshëm. Të ardhurat ishin rreth 7 miliardë lekë, pa shumë ndryshime nga viti i mëparshëm.

Administratori i OST, Skerdi Drenova, pohon se “viti 2020 ishte i vështirë, u gjendëm në një situatë të pazakontë, nën trysninë e pandemisë COVID-19. Megjithatë, ai shton se OST sh.a. ka garantuar performancë të lartë në përmbushjen e detyrimit për transmetimin eficient të energjisë elektrike për tregun e brendshëm, si dhe ka realizuar shkëmbime të energjisë elektrike në tregun rajonal, duke respektuar plotësisht standardet teknike të operimit paralel me sistemin e Zonës së Sinkronizuar të Europës Kontinentale./ monitor

g.kosovari

Next Post
Si u kthye kukulla në bishë/ Rrëfehet shoqja e shqiptares që qëlloi grekun: Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës

Si u kthye kukulla në bishë/ Rrëfehet shoqja e shqiptares që qëlloi grekun: Gjithçka ndryshoi kur humbi kujdestarinë e fëmijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë

Çekia kërkon shpjegim nga Rusia pasi Medvedev i kërcënoi fabrikat e dronëve në Evropë

April 17, 2026
Lëvizte i armatosur dhe me maskë, 23-vjeçari arrestohet nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

Lëvizte i armatosur dhe me maskë, 23-vjeçari arrestohet nga policia, nuk iu bind urdhrit për të ndaluar

April 17, 2026
Të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës, dalin para GJKKO 3 tre të arrestuarit

Të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtarë të drogës, dalin para GJKKO 3 tre të arrestuarit

April 17, 2026
Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

Po tentonte të merrte kanabisin e fshehur në banesën e pabanuar, arrestohet 30-vjeçari nga Durrësi

April 17, 2026
Këngëtari i njohur amerikan arrestohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare

Këngëtari i njohur amerikan arrestohet për vrasjen e një vajze 14-vjeçare

April 17, 2026
A do të vendoset një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit? Britania dhe Franca sot takim me aleatët

A do të vendoset një mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit? Britania dhe Franca sot takim me aleatët

April 17, 2026
FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

FOTO / Rama: Shkolla “22 Tetori” me laboratorë modernë dhe hapësira sportive

April 17, 2026
Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

Sot protesta e opozitës, Berisha rikthen fjalimet në bulevard. Ja akset që bllokohen

April 17, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Mundësi dhe vendime të rëndësishme, parashikimi i Horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla

April 17, 2026
Nga Italia në Spanjë, Rama takohet sot me Pedro Sánchezin dhe António Costan

Nga Italia në Spanjë, Rama takohet sot me Pedro Sánchezin dhe António Costan

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In