• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

OSBE: Duhet rikthimi i kufizimit të pronësisë në media

by Java News
05/09/2019 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i vrojtimit të zgjedhjeve të 30 qershorit të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike i kërkoi autoriteteve shqiptare të rivendosin kufizimet ligjore në pronësinë e medias si dhe të garantojnë pavarësinë editoriale të transmetuesit publik duke mos lejuar zgjedhjen në poste drejtuese të saj të personave me “lidhje të dukshme politike”.

Raporti mban një kapitull të veçantë për rolin e medias gjatë fushatës zgjedhore dhe ka vërejtje të shumta për sjelljen e politikanëve ndaj medias, duke kritikuar në veçanti prodhimin e materjaleve mediatike nga ana e vetë partive politike, mungesën e raportimit të pavarur mediatik nga aktivitetet e fushatës si dhe raportimin pozitiv ndaj partisë socialiste të mediave kryesore në vend, Top Channel dhe TV Klan.

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit mbart 20 rekomandime për që autoritetet shqiptare duhet të zbatojnë “krahas rekomandimeve të pazbatuara nga zgjedhjet e kaluara” me synim që vendi të ketë zgjedhje në përputhje me standardet demokratike. Nga këto 20 rekomandime, pesë i përkasin fushës së medias.

Rekomandimi i parë kërkon që pavarësia e rregullatorit të zgjedhjeve audiovizuale dhe të transmetuesit publik TVSH duket “të fuqizohen përmes masave të shmangies së konfliktit të interesit”. Sipas ODIHR, “pozicionet e larta menaxhuese në televizionin publik nuk duhet të lihen në duart e njerëzve me anëtarësi të qartë politike”.

“Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së Thoma Gëllçi është ish kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit të Partisë Socialiste dhe ka shërbyer si drejtues i Departamentit të Informacionit në shumë qeveri të PS-së,” thuhet në raport. “Varësia nga buxheti i shtetit dhe politizimi i menaxhmentit të RTSH-së ngre shqetësime mbi mungesën e paanësisë së transmetuesit publik”.

Raporti vëren më tutje se ligji për mediat audiovizive duhet të amendohet për të “kufizuar në mënyrë efektive pronësinë e medias” në sektorin e transmetimeve audiovizuale.

Shqipëria ka pasur deri në vitin 2016 një kufizim ligjor të njohur si neni 62, në të cilin asnjë individ apo kompani nuk lejohej të kishte nën pronësi më shumë se sa 40% të një televizioni kombëtar ndërsa ata që kanë aksione në një televizion kombëtar nuk kanë të drejtë të kenë më shumë se sa 20% aksione në një televizion vendor.

Në maj 2015, deputeti socialist Taulant Balla propozoi një ligj për amendimin e nenit 62 të ligjit të medias audiovizive me synimin për të hequr të gjitha kufizimet në pronësi. Por “Amendamenti Balla” shkaktoi opozitë të ashpër nga Bashkimi Europian dhe OSBE. Pas protestave nga bashkësia e zhvillimit të medias ndaj Amendamentit Balla, pronarët e medias ankimuan nenin 62/3 në Gjykatën Kushtetuese, e cila në maj 2016 vendosi në favor të tyre dhe e hoqi nenin nga ligji si antikushtetues. Që nga ajo kohë, pronësia në media është përqendruar më tej.

Larmishmëria e pronësisë së medias shihet si parakusht për larmishmërinë e këndvështrimeve të prezantuara në këto media ndërsa ekzistenca e medias së pavarur përbën një kusht për pasjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Raporti i OSBE vëren se një pjesë e madhe e asaj që shqiptarët panë gjatë zgjedhjeve si informacion nga fushata, ishte në fakt materjal propagandistik i prezantuar nga partitë politike dhe i transmetuar në media pa u etiketuar si materjal propagandistik. Raporti vëren me shqetësim se qeveria e kryeministrit Edi Rama bombardon median me materjale të përgatitura prej saj ndërsa gazetarëve u mohohet mundësia për të ndjekur aktivitetet politike dhe për të raportuar në mënyrë të pavarur nga këto aktivitete.

“Praktika e kufizimit të aksesit të medias në aktivitetet publike të organizuara nga zyrtarët e shtetit dhe partitë politike kufizuan aftësinë e votuesve për të siguruar informacion objektiv gjatë fushatës elektorale. Kjo sfidoi edhe të drejtën themelore të medias për të marrë informacion dhe për të plotësuar rolin e tyre mbikëqyrës me efekt që llogaridhënia e zyrtarëve të shtetit ndaj publikut është kufizuar,” thuhet në raport.(BIRN)

Next Post
OSBE-ODIHR/ PDIU e etiketon raportin si tërmet

OSBE-ODIHR/ PDIU e etiketon raportin si tërmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In