• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE-ODIHR/ PDIU e etiketon raportin si tërmet

by Java News
05/09/2019 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Në një deklaratë për media, PDIU thekson se raporti i OSBE ishte një tërmet i fortë, që shkatërroi çdo institucion.

Duke renditur disa nga problematikat që përmendeshin në raport, PDIU deklaron se “Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend”.

Deklaratë për media e PDIU:

PDIU vlerëson se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it i dha fund përpjekjes disamujore për të konsideruar normalitet, aktin më të paprecedent të këtyre 28 viteve demokraci, votimeve moniste të 30 qershorit. Tabloja e saktë që paraqitet në këtë raport është një shkatërrim total i çdo standarti demokratik, shkatërrim institucionesh, paralizim i funksionimit qoftë edhe minimal të ligjit. Kriza politike dhe institucionale është e zeza mbi të bardhë, para syve të gjithë ndërkombëtarëve sot, vlerësuar nga i vetmi institucion i specializuar për zgjedhjet.

Tërmeti i Bablokut të madh ishte aq i fortë sa shkatërroi çdo institucion ende në këmbë në vend, KQZ, prokurorinë, vettingun, Kolegjin Zgjedhor, administratën, median dhe të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim kundër demokracisë.

Raporti vuri në dukje se:

-Ishin votime pa garë dhe qytetarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes.

-Mos publikimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin, në Fletoren Zyrtare, ishte i paligjshëm.

-KQZ cënoi sigurinë juridike duke krijuar precedent të rrezikshëm për qytetarët.

-Gjyqtarët u ndikuan në vendimet e tyre për shkak të procesit të vettingut.

-Mospranimi i komisionerëve të opozitës, tregoi se KQZ ishte e ndikuar politikisht.

-Komisionerët e emëruar nga KQZ që duhet të ishin ekspertë, në faktin ishin përfaqësues të PS-së.

-Administrata publike u vendos në presion dhe kërcënim për të votuar në 30 qershor.

-Punonjësit dhe qytetarët u ndjenë të kërcënuar se nëse nuk do votonin, do ndëshkoheshin, deri në shkarkim apo heqjen e ndihmës sociale.

-Administrata u detyrua që të merrte pjesë në takimet politike, gjatë dhe pas orarit të punës.

-Punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike.

-Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime të njëjta, që janë provë e votimit nga të tjerë.

-Se vota u ndikua dhe kontrollua

-Se prokuroria nuk ndërmori hetime duke ndihmuar në perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimit elektoral edhe për zgjedhjet e kaluara.

Nuk ka asnjë raport në 28 vite që mund të nxjerre kaq shumë dhunime të ligjit dhe sistemit demokratik në vend. Asnjë çmenduri e momentit që tenton ta kalojë si normalitet, nuk mundet të justifikojë dhunimin e demokracisë në vend. PDIU do vazhdojë të përkrahë çdo aksion që do të çrrenjosë krimin dhe autoritarizmin në vend. PDIU përsërit se e vetmja zgjidhje për rikthimin e demokracisë dhe normalitetit në vend, janë zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore njëherazi, duke përgatitur kushtet që për herë të parë në 28 vjet trazicjon, të kemi zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Next Post
EURO 2020/Mbrojtësi i Çekisë para Kosovës: Jam serb, ashtu si kosovarët përfaqësojnë Shqipërinë

EURO 2020/Mbrojtësi i Çekisë para Kosovës: Jam serb, ashtu si kosovarët përfaqësojnë Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In