• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

OSBE dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit, mbështetje KLSH në Shqipëri kundër “peshqve të mëdhenj”

by Java News
16/07/2021 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Takimi i parë për përcaktimin e nevojave të KLSH-së dhe për hartimin e programit të trajnimit u zhvillua, sot, online.

Kryetari i Prezencës, Vincenzo Del Monaco, i cili mori pjesë në takim së bashku me presidentin e ANAC-ut, Giuseppe Busia dhe kryetarin e KLSH-së, Arben Shehu, tha se, si një institucion i pavarur mbikëqyrës, Kontrolli i Lartë i Shtetit luan rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit.

“Sikurse kemi parë në lajmet e këtyre ditëve në Shqipëri, rreziku i korrupsionit në prokurimet publike është i lartë dhe përpjekjet për të rritur mbikëqyrjen e kësaj fushe si edhe zbatimi i rekomandimeve për uljen e rreziqeve nuk kanë qenë kurrë më të rëndësishme. Këto rreziqe po merren shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare dhe Shqipëria po fillon të shohë rezultatet e institucioneve të reja gjyqësore, por më shumë mund të bëhet dhe institucione si për shembull KLSH-ja janë hallka kritike të sistemit në identifikimin dhe raportimin e dëmeve”, tha Del Monaco.

Presidenti i ANAC-ut shprehu angazhimin e Autoritetit për të ofruar praktikat dhe modelet më të mira për zhvillimin e auditimeve të procedurave të prokurimit publik, mbështetur në përvojën e Autoritetit Kombëtar italian Kundër Korrupsionit. ““Transparenca dhe dixhitalizimi do të jenë mënyrat për të parandaluar korrupsionin dhe për të siguruar një administratë publike më të mirë. Unë jam shumë i lumtur për këtë bashkëpunim me KLSH-në dhe shpresoj që të zhvillohen më shumë veprimtari mes KLSH-së dhe ANAC-ut”, tha Busia.

Kryetari i KLSH-së Shehu falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe ANAC-un për mbështetjen dhe tha se pret fillimin sa më të shpejtë të veprimtarive konkrete në dobi të interesit të përbashkët, luftës kundër korrupsionit.

Mbështetja që Prezenca i jep Kontrollit të Lartë të Shtetit është pjesë e përpjekjeve të saj më të gjera për të rritur kapacitetet, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri, ku KLSH-ja është hallkë kryesore./m.j

Next Post
Kuvendi Kombëtar i PD mblidhet të shtunën, zbardhet mesazhi i drejtuar anëtarësisë: Mos mungoni, merrni kartat me vete

PD mbledh nesër Kuvendin Kombëtar/ Mes 600 emrave të propozuar në kryesi, delegatët e vjetër do zgjedhin me votë 300 anëtarët e rinj të Këshillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Prindërit do të paguajnë gjobat për fëmijët”/ Leka: Masat ndëshkuese nuk e ndalin dhunën, duhet dialog

October 25, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës

Bilanci i të lënduarve në protestë, Ministria e Shëndetësisë: 4 persona marrin ndihmë mjekësore

October 25, 2026
Mjeku i njohur shqiptar: Koronavirusi, 10 here më vdekjeprurës sesa gripi sezonal

Protesta dhe qeveria me telekomandë

October 25, 2026
VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

VIDEO / Përplasjet te Kryeministria: Protestuesit i marrin policit mburojën dhe spërkatësin me piper

October 25, 2026
Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In