• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ornela Çuçi: Mbroj Ligjin e Mbetjeve si eksperte, çuditem pse nuk prononcohet Jamambër Malltezi

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji mbi “menaxhimin e importuar të mbetjeve”, që në gjuhë popullore përkthehet si “import plehrash”, ka shfaqur dhe njëherë degradimin e debatit publik në Shqipëri, ku ka shumë pak vend për specialistë të mirëfilltë, pasi flamurin e debatit e kanë marrë, në rastin më të mirë politikanë qartësisht të interesave jo-publike, e në rastin më të keq profanë pasionantë e delirantë, si ndoca ambientalistë, që quhen të tillë jo se janë njohës të ambientit, porse thjesht e duan atë.

Në një pozitë të vështirë e ka parë veten këto ditë përballë tyre, ajo që mund të konsiderohet “zonjë e Mjedisit”,  Ornela Çuçi, e cila ia ka kushtuar një pjesë të jetës çështjeve të mjedisit dhe posaçërisht mbetjeve, kësaj sfide të madhe edhe globale.

Net më parë, ajo ishte në një panel përballë dy personazheve, me të cilët pati dhe debate, jo se ishin të së njëjtës fushë, porse njëri është i njohur si fotograf, e tjetra ka hyrë në jetën publike e njohur si poete.

Dhe kjo është ajo që më së shumti e mundon këto ditë Ornelën, e cila ka bërë bujë edhe për faktin se duke ardhur nga  ajo që mund të quhet “strofulla akademike” e opozitës, UET-i, shkon dhe i del krah ligjit të qeverisë, ndonëse i ka qëndruar dhe i qëndron larg politikës.

“Unë ndihem e zhgënjyer, sidomos sesi trajtohen në këtë vend ekspertët. Madje më ndodhi në Opinion që një ambientalist më pyeti se “pse je këtu si sot?”. Ndërkohë që jam jo vetëm ambientaliste, por kam shtatë vite studime të thelluara mbi mjedisin  dhe fiks për mbetjet urbane.

Dhe arsyeja pse unë flas është pikërisht sepse unë kam arsimin përkatës, kam njohjet përkatëse, kam studimet përkatëse, pikërisht për të folur mbi këtë çështje. Ndërkohë që në këtë vend del e flet gjithkush në emër të gjithëçkaje dhe asnjëherë nuk dalin të flasin ekspertët. E nga ana tjetër, ti duhet të jesh patjetër me një krah politik se ndryshe nuk bëhet”, thotë ajo për tesheshi.com gjatë një bisede.

Dhe abuzimi sipas saj nis që më termat. “Plehra” e “mbetje” mund t’i marrë politika për përdorimin e saj, por teknikisht ato janë thjesht mbetje, të cilat, si kudo në botë, i nënshtrohen një procesi menaxhues e riciklues.

“Ligji për të cilin ne jemi duke diskutuar, flet vetëm për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pra, ka vetëm fjalën mbetje. Mbetje konsiderohen të gjitha ato materiale të cilat ne nuk kemi mundësi t’i përdorim përsëri. Dhe një përqindje e këtyre mbetjeve vlerësohen se mund të kalojnë në procesin 3R. Procesi 3R, i famshmi, është procesi më ambientalist në botë”, sqaron Çuçi.

Por a po gabon diku qeveria, të paktën sa të ndihet komode në raport me gjykimin politik, prej së cilës ëshët fshikulluar jo pak dhe nga ca media majëmprehtë kundër Ramës?

“Unë nuk jam politikane por eksperte. Ajo që gjykoj unë është se ligji, me kushtet që ka, me të gjitha ndryshimet që i janë bërë, është sot për sot ligji më i rreptë në gjithë rajonin tonë e më gjerë. Gjermania aktualisht ka një ligj jo kaq të rreptë sa tonin. Ata janë të lirë të eksportojnë dhe të importojnë mbetjet. Po le të krahasohemi me Maqedoninë fqinje. Aty ka një ligj shumë më tolerant. Ai lejon që jo vetëm të menaxhohen mbetjet urbane, të riciklohen ato, por i lejon një njeriu të jetë thjesht tregëtar i tyre ashtu dhe importues i tyre. Pra i njeh të gjitha termat.

Ndërsa në ligjin tonë duhet medoemos të jesh vetëm riciklues, me impiante që duhet të plotësosh shumë kritere për t’i pasur, mbi të gjitha të çertifikuar nga BE-ja, që të mund të merresh me importimin e mbetjeve. E jo vetëm kaq, por duhet kaluar një procedurë e gjatë burokratike. Pastaj ka dhe një kufizim të madh: fakti që, nga të gjitha pikat doganore ku do kalonin mbetjet e importuara me ligjin e mëparshëm, sot do kalojnë vetëm në tre pika.

Ndërkohë, derisa këto tre pika, nga kjo qeveri apo një tjetër që do të vijë, do jenë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për kontrollin e tyre, do shfrytëzohet vetëm një, ajo e Durrësit, çka e bën më të lehtë për shoqërinë civile dhe për këto tjetër, të vëzhgojë apo monitorojë nga afër menaxhimin e tyre. Durrësi ja ku është. Ndërkohë, kjo qeveri ka ndërmarrë dhe një tjetër masë e cila ka të bëjë me listën e gjelbër. Qeveria e mëparshme e reduktoi atë në 25 materiale nga 100 që ishte. Ndërsa kjo qeveri e ka reduktuar në 4: dru, alumin, letër, plastikë”, shpjegon specialistja Çuçi.

Ndërkohë, kundërshtuesit e ligjit, politikë e jo të tillë, e konfondojnë këtë proces me plehrat ambienteve publike, si për ta bërë më dramatike situatën. Por a është e drejtë kjo, a kanë lidhje me njëra-tjetrën, apo është thjesht një teatër propagandistik pa asnjë bazë logjike në raport me specifikat e çështjes? Për znj. Çuçi, ligji i ndih kësaj situate, sepse është pikërisht nisja e një procesi, pra për menaxhimin dhe riciklimin e tyre.

“Nëse do vazhdojmë të mendojmë se Shqipëria do pastrohet nga komunalja me fshesë shqope, ne kemi dështuar.  Shqipëria nuk pastrohet me fshesë shqope. Shqipëria ka nevojë me patjetër që të fillojë edukimin mjedisor së pari. Shqipëria ka nevojë të fillojë ndarjen në burim të mbetjeve të tyre, ku çdo njëri prej nesh të dijë se ku duhen hedhur mbetjet urbane dhe sipas llojit të ndahen.

Pra politikat e shtetit, pra po flas për shtet e jo për qeveri, duhet të synojnë dy gjëra kryesore në këtë proces: menaxhimin nga njëra anë dhe riciklimin nga ana tjetër. Por problemi kryesor nis me edukimin. Dhe do ishte mirë që çdo qeveri të fillonte paralelisht të trija proceset. Por në momentin  që e para nuk bëhet, e dyta gjithashtu nuk bëhet, ta lëmë tani dhe këtë të tretën që ka nisur të bëhet që të dështojë?! Kjo është ajo që unë mbroj”.

Ajo nuk i druhet asnjë oponence që mund t’i vijë, ama nga ekspertë. Dhe është e gatshme të ballafaqohet me këdo.

“Nëse ka një ekspert në këtë vend që del e thotë që kjo vajza po ia fut kot, unë jam shumë e gatshme që të dalë e të kërkojë ndjesë publike. Por deri sa asnjë ekspert në këtë vend, nuk del të më hedhë poshtë këtë që unë po them, unë jam shumë ballëhapur me të gjithë”, thotë Ornela, e cila rezervon dhe një pyetje habitore gjysëmretorike në fund, faktin se përse nuk del të flasë, si ekspert mjedisi ama, ish-pedagogu i saj, Jamambër Malltezi?! Dhe vërtet, njeriu që në të tilla raste duhet të jetë zëri i opozitës, meqë është dhe në krye të departamentit të Mjedisit në PD, çuditërisht mungon këto ditë.

Tesheshi/d.i.

 

Next Post
Basha mbështet protestat kundër plehrave: Pas Ramës qëndron Mafia

Basha mbështet protestat kundër plehrave: Pas Ramës qëndron Mafia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

May 15, 2026
“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

May 15, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një Brezi të Ri

May 15, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

May 15, 2026
Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

May 15, 2026
Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse e përmendi Xi Jinping atë në takimin me Trump?

Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse e përmendi Xi Jinping atë në takimin me Trump?

May 15, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 16 Maj 2026

May 15, 2026
Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

May 15, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Korreshi pas votimit të rezolutës: Ja e vërteta e “telefonatës” Bardhi-Balla

May 15, 2026
Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In