• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha mbështet protestat kundër plehrave: Pas Ramës qëndron Mafia

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Aktivin e Degës Nr.5, në kuadër të turit kombëtar për dëgjimin dhe bashkëbisedim me strukturat e Partisë Demokratike. Basha deklaroi se Edi Rama e ka zhytur vendin në papunësi, varfëri dhe mjerim, ndërsa bëri thirrje për hapjen e partisë ndaj çdo kujt që është kundër këtyre fenomeneve.

“Edi Rama mbron sot vetëm interesin e mafies dhe krimit dhe për këtë kreu i demokratëve solli shembullin e ligjit të mbetjeve. Tre vjet më parë Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin se nuk do të  importohen mbetje ndërsa sot jo vetëm e ka miratuar ligjin por po bën gjithçka që qytetarët të mos ushtrojnë të drejtën e tyre të referendumit. Partia Demokratike do të mbështesë qytetarët në këtë përballje, jo si kalkulim politik por për t’i dhënë zë zërit qytetar, një praktikë që do ta instalojë në vendimmarrje të rëndësishme në qeverisjen e saj nesër”, theksoi Basha.

Ai tha se pas vendimit të kryeministrit, qëndron mafia e plehrave, pasi nuk ka arsye tjetër që një njeri të shkelë hapur fjalën që iu dha qytetarëve.

“Cili është problemi kryesor me pushtetin sot? Është papërgjegjshmëria totale. Pse tre vite më parë e ndaloi importin e mbetjeve dhe sot e lejon? Pse?  Mbrapa kësaj qëndron mafia e plehrave. Nuk ka asnjë arsye tjetër që një njeri të shkelë kaq hapur fjalën që iu dha vetë qytetarëve, që kishin mbledhur firmat bashkë me të për të rrëzuar ligjin dhe sot jo vetëm iu riktheu ligjin por iu mohon edhe të drejtën për t’u shprehur me votë. Dhe do ta mohojë këtë të drejtë deri sa të kuptojë që përballet më një mur të vendosur të refuzimit dhe të protestës qytetare që fillon të shtunën me 1 tetor, dhe për këtë tmerri e ankthi e kapi siç e patë që në Parlament”, u shpreh kreu i PD-së.

Sipas Bashës, kjo është një nga ato çështje që nuk ka kalkulim politik, po “ku demokratët duke nisur me grupin parlamentar që depozitoi kërkesën për referendum, e çdo anëtar e simpatizant i Partisë Demokratike nuk kanë dhe nuk mund të kenë dilemë, të jemi aty me protestuesit për t’i dhënë zë zërit qytetar dhe për ta bërë protestën një fitore të përballjes qytetare më një oligarki të pashpirt dhe të korruptuar deri në palcë”.

Në bashkëbisedim me demokratët e Degës Nr.5, z. Basha theksoi se Edi Rama është sot në panik pasi e kanë braktisur qytetarët. Ai u shpreh se përballë këtij realiteti Partia Demokratike duhet të vijojë bashkimin dhe hapjen e saj ndaj kujtdo që është i gatshëm t’i bashkohet betejës, kundër krimit drogës dhe votës së lirë.

“Kanë paratë, kanë drogën, kanë një polici që e kanë inkriminuar dhe çfarë do tjetër që nuk kanë duan ta shtinë në dorë. Pse? Sepse kanë një ankth që iu zmadhohet ditë për ditë, ndërkohë që iu zvogëlohet ditë për ditë mbështetja popullore. Lufta jonë, përpjekja jonë do të kurorëzohet me sukses vetëm përmes bashkimit, bashkimit në respekt të diversitetit. Në këtë parti nuk ka, përveç atyre që vendosin vetë me vullnetin e tyre, nuk ka njerëz të tepërt. Hapja ndaj çdo kujt që do të jetë pjesë e këtij fronti pa asnjë paragjykim për votën e lirë, për luftën kundër krimit, për luftën kundër drogës. Kushdo që do të vijë në këtë betejë është i mirëseardhur, është i mirëpritur, do ta mirëpresim, do ta mirëprisni e do të hidhemi bashkë me ta në betejë. Kjo duhet të jetë një aksiomë”, përfundoi Basha.

BW/d.i.

 

Next Post
Pazari i Krujës mbledh studiues që apelojnë për ruajtjen e trashëgimisë

Pazari i Krujës mbledh studiues që apelojnë për ruajtjen e trashëgimisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In