• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pazari i Krujës mbledh studiues që apelojnë për ruajtjen e trashëgimisë

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pazari i Krujës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore në funksion të zhvillimit rajonal ka qenë tema e takimit të organizuar të enjten, në Ditën Kombëtare të Trashëgimsië Kulturore. Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 në bashkëpunim me Bashkinë Krujë, Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Zonën për Zhvillimin e Turizmit kanë qenë partnerët e organizimit të një takimi ku morën pjesë profesorë të njohur në fushën e trashëgimisë kulturore të cilët kanë shtruar për diskutim, problematikat, por edhe mënyrën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore e punën artizanale, për të cilën Kruja është e famshme. Vendi i takimit ka qenë Pazari i Krujës ku vajza e djem të rinj, të veshur me veshje popullore kanë mirëpritur të ftuarit, sipas traditës, ndërsa Pleqtë e Krujës, një nga trashëgimitë e gjalla të Krujës kanë përshëndetur me këngë të repertorit të tyre.

“Kemi ftuar sot specialist të fushës, profesorë e akademikë të nderuar, partnerë të agjencisë tonë dhe mjeshtra krutanë sepse vetëm kjo formë e gjerë partneritetit mund të na çojë drejt qëllimit të përbashkët atë të zhvillimit dhe përfitimit ekonomik e social nga të gjithë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Zhvillim Rajonal, Arben Skënderi.

Gjithashtu Prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj ka përshëndetur të ftuarit duke i siguruar për mbështetjen që Qeveria Shqiptare është gati të jape nw funksion tw këtij zhvillimi.

Prof.Dr. Miaser Dibra, drejtore e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ka vënë theksin në rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, zhvillimit të saj si traditë dhe si mundësi për të përcjelle çdo vlerë edhe të funskion të zhvillimit të krejt zonës ku kjo traditë zhvillohet.

Prof.Dr. Afërdita Onuzi, etnografë e njohur, ka folur për Pazarin e Krujës si traditë dhe bashkëkohësi. Ajo ka vënë theksin në ndryshimet që ndodhën pas viteve ’90-të edhe në fushën e trashëgimisë kulturore. “Pas viteve ’90-të, tregu u mbush me objekte herë të blera e herë të vjedhura”, ka thënë Onuzi. Ato shiteshin me çmime shumë të lira dhe qarkulluan në mënyrë të pakontrolluar. Unë dhe kolegët e mi shqetësoheshim dhe ndiqnim fatin që do të kishte kjo trashëgimi”. Etnografja u ka bërë thirrje artizanëve dhe koleksionistëve t’i drejtohen Muzeut Etnografik për të vlerësuar objektet që disponojnë sepse, siç tha ajo, “ka shumë prodhime që nuk dihet se çfarë janë”. Ndërsa në fund ajo theksoi domosdoshmërinë e regjistrimit të antikuareve.

“Kam parë shumë të tilla”, tha Onuzi, dhe është në të mirë të tyre t’i regjistrojnë e t’i kenë të sigurta. Gjithashtu vë re që në Pazarin e Vjetër të Krujës shiten prodhime të ndryshme nga Kina, Pakistani etj”, ka thwnw ajo. “Një turist i huaj nuk ka nevojë për këtë, mund t’i blejë vetë në vendin e origjinës. Ne kemi produktet tona me të cilat krenohemi e mund t’i shesim. Besoj mund të gjendet një mundësi që këto lloj produktesh të grupohen në një vend tjetër, jashtë Pazarit të Krujës, në mënyrë që ky Pazar të ruhet për atë që është dhe që ka vlerë”.

Në të njëjtën linjë, atë të ruajtjës së thesareve të zbuluara të trashëgimisë kulturore, disa prej tw cilave i ka prezantuar para tw ftuarve, ka qëndruar edhe restauratoi i njohur, Porf.Asoc. Frederik Stamati.

Ndërsa Florind Cerhozi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Krujë tha se falë investimit të fundit të kryer nga AADF, me restaurimin e pazarit të vjetër është shënuar edhe një shtim i numrit të vizitorëve. “Ky fondacion nuk e përfundoi me kaq ndërhyrjen në Krujë, por në bashkëpunim me bashkinë jemi në fazën e implementimit të fazës së dytë të projektit që edhe esenca dhe ajo për çka jemi mbledhur sot këtu, që është rivitalizimi dhe nxitja e zhvillimit të artizanatit dhe të zejeve krutane, me qëllim profilizimin e pazarit të vjetër si një shteg ku jo vetëm bëhet tregti por edhe reklamohet kultura, tradita dhe mjeshtëritë tona shekullore”.

Më pas të ftuarit kanë vizituar pazarin dhe janë takuar me artizanë, të cilët u kanë prezantuar objektet dhe punime karakteristike artizanale dhe në fund Muzeun Etnografik, Gjergj Kastrioti.

ma.me

 

 

Next Post
PD, Alibeaj: Rama merr në mbrojtje dhunuesin e libanezit

PD, Alibeaj: Rama merr në mbrojtje dhunuesin e libanezit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com