• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Oriku”, anija e parë shqiptare që shkon në misionin e NATO-s

by Java News
30/10/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anija “Oriku”, e para në historinë e flotës detare shqiptare, do të marrë pjesë së bashku me ekuipazhin e saj në operacionin e NATO-s në detin Egje, në mesin e muajit nëntor.

Monitorimi, njohja e situatës në rajon dhe lufta kundër terrorizmit janë qëllimet e operacionit të NATO-s në Egje. 21 shqiptarët e ekuipazhit të anijes, me në krye kapitenin e rangut të tretë Ilir Çobo, kanë vite që stërviten dhe trajnohen paralelisht me modernizmin e mjeteve dhe pajisjeve për të mbërritur në këtë ditë, për të qenë të barabartë me vendet e NATO-s.capture

“Nuk ka qenë një detyrë e lehtë. Koha për t’u përgatitur, dokumentacioni përkatës, situatat, njohja e efektivit, përgatitja e tyre morale, sepse kjo ka të bëjë shumë gjatë një stërvitje të tillë. Jemi në fazën kur mund ta shprehim me siguri të plotë se jemi gati për të marrë pjesë si të barabartë në operacion. Ndërkohë është krenari që ne, një ekuipazh shqiptar me një anije shqiptare të përfaqësojnë sa më denjësisht vendin në operacione të tilla, për të kontribuar për sigurinë. Duhet të kemi parasysh se vijmë me historinë e të qenit konsumatorë të sigurisë, ndërsa tani kalojmë në fazën tjetër të të qenit kontribues për sigurinë”, tha kapiteni Ilir Çobo.

Me një autonomi prej 6 ditësh lundrimi në det të hapur, anija “Oriku”, përveç monitorimit të hapësirës detare në kuadër të operacionit të NATO-s, është certifikuar edhe për të ndërhyrë në raste emergjencash, kur konstatohen mjete që transportojnë klandestinë.capture3

“Në qoftë se ne rastisim një mjet që nuk ndodhet në emergjencë, pra nuk rrezikohet jeta e njerëzve, jemi të detyruar të njoftojmë anijen komandë e përmes tyre njoftohet Roja Bregdetare e shteteve përkatëse, të cilat kanë përgjegjësinë territoriale. Më pas vijnë ata për t’i marrë në bordin e tyre. Në rast se kemi persona të cilëve u rrezikohet jeta, jemi të detyruar të japim ndihmën e parë, ndërkohë që ata i dorëzojmë pranë autoriteteve të vendit që i përkasin ujërat terrotoriale. Kapacitetet janë për mbrojtjen e anijes, jo për sulme ndaj anijeve të tjera. Për këtë janë të montuara dy mitrolozë në bord, përveç armatimit personal të efektivit, i cili kohët e fundit është modernizuar”, shton më tej kapiteni Çobo.capture5

Si çdo herë e parë, ky operacion do të kujtohet gjatë nga ekuipazhi dhe flota detare shqiptare, por njëkohësisht është edhe një provë reale, që tregon se Shqipëria, të paktën në fushën e mbrojtjes, është shumë më pranë standardeve të vendeve të aleancës./tch/a.k

Next Post
Rast i paprecedentë/ 18 vjeçari grabit shtëpinë e të atit, ai e denoncon, i riu përfundon në burg

Korçë, grabitësit hyjnë nga dritarja e dhomës së gjumit dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell

October 28, 2026
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën

October 28, 2026
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

Trump ‘i hap dyert’ familjes Bolsonaro, pajisen me viza amerikane

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In