• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ori Nebijaj do të jetë me grupin e Berishës apo Alibeajt? Ja si përgjigjet deputetja më e re e PD-së

by Java News
14/12/2022 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me Sali Berishën apo Enkelejd Alibeajn? Ori Nebijaj, deputetja që u bë pjesë e Kuvendit  pasi përfitoi mandatin nga dorëheqja e Grida Dumës shprehet në një intervistë për Report TV se nuk e sheh veten si pjesë të asnjë grupi, por si pjesë të Partisë Demokratike.

Sali Berishën e cilëson si lider historik të PD, ndërsa tregon se ka respekt edhe grupin parlamentar që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj. Një koment e pati edhe për festën e 32-vjetorit të themelimit të PD që i gjeti demokratët të ndarë.

“Nuk ka ndonjë demokrat që e pëlqen këtë moment kur 32-vjetori i themelimit gjen PD në 2 festa. I kam të gjithë kolegë, kam ndarë momente e të vështira me ta dhe në një opozitë kaq të gjatë e të mundimshme, një festë si 32 vjetori duhet të ishte festuar bashkë. 

Nuk është me vend të shohim pas duke e parë veten të ndarë. Nuk dua ta shoh veten si pjesë të asnjë grupi, por si pjesë të PD. Unë do të jem në parlament si e djathtë që përfaqëson të djathtën. Jam aty për qytetarët”, tha Nebijaj.

E pyetur se kush është kreu i PD, Nebijaj tha se do të presë vendimin e gjykatës dhe zgjodhi të mos bënte koment. Megjithatë thekson misionin e vetëm të opozitës për të sjellë më të mirën për shqiptarët.

“Berisha do jetë gjithmonë në krye të PD, ai është lider historik, pavarësisht se shohim drejt së ardhmes. Kam respet për grupin parlamentar që përfaqësohet nga Alibeaj dhe për ata që mbështesin Berishën. Jam e detyruar që t’i jap ligjit atë që meriton. Sfida e vetme e përbashkët e opozitës së madhe është të bëhet më e mira për shqiptarët. Besoj që viti që vjen do e gjejë opozitën me shumë punë të ndërtuar

Zoti Berisha është uragan energjish dhe në foltore, teksa mbante syzet e errëta që i shkonin, padyshim që të emocionon. Berisha është aty ku i takon”, tha Nebijaj.

Sa i përket betimit në parlament, Nebijaj thotë se nuk munguan emocionet ndonëse u mirëprit me puthje e përqafime nga demokratët.

“Më zunë emocionet teksa shkoja në parlament për sfidën e madhe që më pret. Në sallë u ndjeva më komode se më mirëpritën”, tha Nebijaj.

Po ashtu e cilëson shumë të vështirë vendimin për të pranuar mandatin duke qenë se kandidoi për deputete në një kohë kur PD nuk ishte e përçarë.

“Ajo që më ka bërë përshtypje ishte se siç e përjetoja unë, e përjetonte shumë kush. Me persona që kam folur edhe në rrjete sociale më kanë thënë mendoje me kujdes se situata politike nuk është njësoj si atëherë kur vendosa të marr pjesë në zgjedhje. Ishte vendim i vështirë se shoh misionin dhe dëshirën për të bërë maksimumin”, tha Nebiaj.

/s.f

Next Post
Messi spektakolar me driblime, asiston tek Alvarez i cili shënon golin e tretë

"Kjo është skandal"/ Penallti në çdo ndeshje për Argjentinën dhe Messin, reagojnë legjendat e futbollit

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Ky pozicion “midis” tregon qe zonjusha ka vendosur te marr rrogen e deputetes….per kete mandat, pastaj kthehet prap atje ku ishte ne TV; njelloj si ish deputete e PD qe nuk braktisen parlamentin ne kohen e Bashes.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In