Moderatorja Ori Nebiaj do të pranojë mandatin e deputetes. Pas largimit të Grida Dumës nga Kuvendi, Nebiaj si duket do të lërë angazhimet në botën e televizionit dhe do të futet në Kuvend. Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja për gazetën ‘Panorama’.
Mandati i lënë nga Duma i kalon Nebiajt, pasi kjo e fundit në zgjedhjet parlamentare të 2021 siguroi 5606 vota preferenciale.
Një ditë më parë Duma dorëzoi në Kuvend kërkesën për lënien e mandatit. Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin e partisë, si edhe që PD të vijojë të jetë një parti pro amerikane. Duma pritet t’i futet botës së televizionit dhe do të nisë një emision në Top Channel. Mandati i saj i kalon Ori Nebiajt, por nuk dihet nëse ajo do e pranojë pasi është e angazhuar në televizion.
/s.f