• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse askush, nuk pret të ribashkohet opozita…

by Artur Ajazi
09/11/2022 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Kur para viteve ’90, mbërrinin në repartet ushtarake ushtarët e rinj, të gjithë i quanin “rrula”. Dhe kështu i mbetej atyre deri ditën kur largoheshin ushtarët e vjetër, që quheshin “daja”, pasi bashkë nuk shkonin aspak mirë mes tyre. Kjo po ndodh me Partinë Demokratike. Ata që kanë ardhur bashkë me Lulzimin, akoma dhe sot quhen “rrula”, dhe do të mbeten të tillë deri ditën kur të ikin Berisha me të vetët. Askush nuk mendon dhe nuk beson, se “rrulat” dhe “dajat” një ditë të bukur do të ribashkohen, në emër të idealit… Ata kanë ndasi të theksuara mes tyre, kanë inate të vjetra dhe të reja, pasi një palë duan të mbajnë të paprekur vendin e tyre, kurse pjesa tjetër, duan ti përzënë por nuk munden. Lufta mes llojit ka nisur dhe nuk ka gjasa të mbarojë derisa në seli të shkelë këmba e ish-liderit dhe atyre që ai mban fort pas vehtes.

Këta të fundit, janë pothuajse më armiqësorë se vetë Berisha me “rrulat” e partisë. Ajo forcë politike, ka kohë që ngjet me një repart ushtarak të tipit enverist, dhe kjo pengon seriozisht ndryshimet rradikale që do të mund të riformatonin opozitën aktuale. Askush nuk shprehet se “shpresoj tek PD, shpresoj tek Berisha, shpresoj tek protesta e opozitës, apo dhe shpresoj se Edi Rama do të ikë nga pushteti”. Kjo për faktin, sepse nuk shohin tek opozita e “rrulave” dhe “dajave” frymëzimin për ndryshim politik. Ata kanë qenë dhe kanë mbetur me të njëjtin mentalitet, me të njëjtin fjalor, me të njëjtin emër që ka drejtuar dhe duhet të drejtojë partinë.

Ata e shohin Berishën siç kinezët shohin Mao Ce Dunin, të pazëvëndësueshëm, të “pakorruptueshëm dhe të përjetshëm”. Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën shpërbërja e asaj partie. Edhe pse dikush nisi të përplasej me ish-liderin, ai shprejt u venit, u mërzit, u frikësua, u gjunjëzua, dhe ka nisur të lëkundet ose rrijë në skutën e tij. I mjafton rroga e deputetit, ndonjë përfitim tjetër, dhe asgjë më shumë. Askush nuk mendon se, “primaret e Berishës”, do të riformatojnë partinë, aq më keq, do të ribashkojnë grupimet e përçara, pasi kujtojnë ç’kanë hequr nën pushtetin e tyre, kujtojnë ç’kanë  humbur dhe do të humbin sikur ata të rimarrin sërish pushtetin. Shqiptarët prej  vitit 2013, kanë prekur dhe po përjetojnë ribërjen e shtetit ligjor, rritjen e investimeve në çdo qytet dhe zona rurale, dhe janë dëshmitarë akularë të rritjes së mbështetjes ndaj shtresave në nevojë si asnjëherë tjetër në 32 vjet.

Shteti që po ringre Edi Rama, është ligjor dhe jo krahinor, është i shqiptarëve dhe jo agallarëve, dhe kjo natyrisht nuk mund të pranohet nga partia e “rrulave” dhe “dajave”. Ata janë mësuar me anarshinë, ata  nxisin dhe shijojnë kaosin institucional, dhe përdhosjen e zbatimit të ligjit, pasi  i tremben largimit  dhe ndëshkimit nga  drejtësia. Partia e tyre, ka shpallur “armik” kryeministrin e vendit, SHBA-në, ambasadorët e vendeve perëndimore, dhe janë ngujuar në “repartin e tyre ushtarak”, deri ditën kur shqiptarët  ti  ndëshkojnë sërish me votën e lirë.

Next Post
Kush është ‘shoku’ i rikthyer në burg? Zbardhet debati mes Sulës e Ramës: Mos bërtit ti o gjel Peqini

Kush është ‘shoku’ i rikthyer në burg? Zbardhet debati mes Sulës e Ramës: Mos bërtit ti o gjel Peqini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com