• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Organizimi i Kampionatit Botëror të Futbollit 2030 në Ballkan, planet janë më reale se kurrë

by Java News
29/12/2018 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Greqia ka njoftuar se do të modernizojë stadiumin e saj olimpik, ndërsa Serbia ka në plan të ndërtojë një stadium të ri me kapacitet 60,000 vende

Plani i paraqitur nga vendet e Rajonit të Ballkanit për të organizuar Kampionatin Botëror të FIFA-s 2030 do të kishte një shans real, sepse qeveritë e Bullgarisë, Greqisë, Serbisë dhe Rumanisë do të ofrojnë mbështetje për kandidaturën e përbashkët, tha ministri bullgar i Sporteve, Krasen Kralev.

Deri më sot, asnjë shtet i Ballkanit nuk e ka organizuar më parë Kampionatin Botëror të Futbollit dhe njoftimi i bërë publik gjatë një muaji më parë u prit me skepticizëm nga shumë shtete, si pasojë e infrastrukturës së varfër sportive që ekziston në rajon, por ish-vrapuesi i distancave të gjata, z. Kralev tha se objektivi ishte i arritshëm. Oferta jonë është plotësisht reale, ashtu sikurse ne jemi të vetëdijshëm se duhet të plotësojmë një sërë kriteresh të vendosura nga FIFA, tha 51-vjeçari Kralev për Reuters.

Më lini t’ju kujtoj këtu edhe shembullin e Rusisë, e cila filloi të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme sportive pasi u caktua si shteti organizues i Kupës së Botës 2018. Kuarteti i katër shteteve ballkanike gjithashtu ka në plan të bëjë edhe propozimin e tij për të mirëpritur Kampionatin Europian në vitin 2028, duke shpresuar se do t’u jepet atyre një mundësi për të përmirësuar stadiumet aktuale ose për të ndërtuar stadiume të reja. Z. Kralev tha se Greqia ka njoftuar tashmë se do të modernizojë stadiumin e saj olimpik, ndërsa Serbia planifikon të ndërtonte një stadium të ri me kapacitet prej 60,000 vendesh.

Ai tha se Bullgaria po mendonte të investonte rreth 30-40 milionë leva bullgare (40.61 milionë dollarë amerikanë) për të rinovuar stadiumin Vasil Levski dhe për të ndërtuar një stadium të ri kombëtar në kryeqytetin e Sofjes dhe dy baza të tjera në qytete të tjera. “Oferta e përbashkët është njëkohësisht një faktor shumë i rëndësishëm politik. Kjo tregon se shtetet e rajonit të Ballkanit do të bashkëpunojnë jo vetëm në sektorin e sportit, por edhe për interesat e tyre të përbashkëta politike dhe ekonomike. Kjo është edhe ajo që FIFA po kërkon, stabilitet politik dhe ekonomik. Kjo është gjëja më e rëndësishme pas infrastrukturës”, tha më tej ministri bullgar.
Organi qeverisës botëror i FIFA-s do ta vendosë vendin organizues për Kupën e Botës 2030, pas vitit 2022, në të cilin vendi mikpritës do të jetë Katari.

Një ofertë e Amerikës së Jugut që përfshin Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain është bërë tashmë publike. Maroku, i cili deri më tani ka bërë pesë oferta të pasuksesshme për të organizuar kampionatin, duke përfshirë vitin 2026, ka thënë gjithashtu se do të përpiqet përsëri për të organizuar edhe Kampionatin Botëror të Futbollit 2030 dhe mund të bashkohet me Algjerinë dhe Tunizinë. Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar planet për të kryer një studim të fizibilitetit në lidhje me Irlandën e Veriut, Skocinë dhe Uellsin. FA irlandeze tha se do t’i bashkohej atyre në eksplorimin e ofertës së mundshme.

Përfitime të mëdha

Kampionati Botëror i Futbollit 2026 do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikën dhe Kanadanë dhe z. Kralev tha se fqinjët ballkanikë tashmë kishin një shembull mjaft të mirë për të ndjekur. “Investimet në ndërtimin e rrugëve, aeroporteve dhe infrastrukturës sportive do të gjenerojnë fitime të mëdha për secilin vend, tha ai më tej.

Sipas llogaritjeve paraprake, fitimet e parashikuara për Kupën e Botës 2026 do të jenë rreth 14 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa shpenzimet parashikohen të shkojnë deri në rreth 3 miliardë dollarë amerikanë. Dhe duke qenë se përzgjedhja nga ana e FIFA-s për shtetin mikpritës të Botërorit 2030 nuk do të përcaktohet më parë se 2020, atëherë ne do të kemi avantazhin në dispozicion për të parë shembullin e Kanadasë, SHBA-së dhe Meksikës.

Mediat lokale dhe ekspertë të ndryshëm, përfshirë ish-futbollistin europian, Hristo Stoichkov, kanë shfaqur skepticizmin e tyre në këtë drejtim, duke thënë se shtetet e Ballkanit nuk kanë muskujt e duhur financiarë për të konkurruar me vendet më të pasura. Të katër shtetet e rajonit të Ballkanit do të diskutojnë ofertën e tyre brenda këtij muaji në Beograd, tha z. Kralev, duke shtuar se Bullgaria mund të ofrojë edhe pretendimet e saj për planin e radhës, nëse kandidatura e tyre për Organizimin e Kupës së Botës 2030 nuk do të pranohet.

“Nëse ndërtojmë infrastrukturën e nevojshme për të organizuar Kampionatin Botëror të Futbollit 2030, mund të aplikojmë për çdo kampionat të mëvonshëm. Infrastruktura që do të ndërtohet do të përdoret edhe në të ardhmen.
Bullgaria, shteti i shtatë milionë banorëve, gjithashtu po përgatit një kandidaturë tjetër, e cila është organizimi i Olimpiadës Rinore Dimërore në vitin 2024 pas marrjes së inkurajimit nga Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, (IOC), Thomas Bach, tha për Reuters, z. Kralev.

“Kandidatura bullgare gëzon mbështetje të madhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Personalisht, Thomas Bach na nxiti që të aplikonim për Olimpiadën e Rinjve kur ai erdhi në Bullgari dhe pa se si ne organizuam njëkohësisht tre kampionate botërore në sportet olimpike, tha z. Kralev. Gjatë vizitës së z. Bach në shtator të këtij viti, Bullgaria mirëpriti kampionatet botërore në vozitje, gjimnastikë ritmike dhe volejboll. /Monitor/a.meta

Next Post
Biznesi kosovar: Taksa 100% ndaj Serbisë, ndikim pozitiv në ekonomi

Taksa 100%, hapen vende pune, rritet me 40% prodhimi në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In