• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Organizatat politike duhet të deklarojnë burimet e financimit”/ Përplasen Lapaj dhe Braçe, deputeti: Po të shëtisësh nëpër Divjakë me njerëz që miellin e hanë me hundë…

by S T
30/10/2024 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është përplasur në distancë me kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. E gjitha nisi nga një raportim i kryekomisionerit Ilirjan Celibashit në Komisionin e Dezinformimit që kryeson Braçe.

Të dy, ranë dakord që organizatat politike duhet të deklarojnë burimet e tyre të financimit, ndërsa Braçe tërthorazi përmendi rastin e Lapajt. Përgjigjen e mori në rrjetet sociale nga ky i fundit.

“A zoti Braçe, zoti Braçe…je shqetësuar shumë zoti Braçe! Së pari në këto 13 muaj “Lëvizja Shqipëria Bëhet” ka funksionuar si një organizatë jo fitimprurëse e regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës. Së dyti, nëse nuk e mban mend ligji për TVSH në nenin 3 përcakton se të gjitha organizatat jofitimprurëse janë të përjashtuara nga detyrimet tatimore. E vërtetë ne nuk jemi mësuar që të fshehim kontributet që na japin qytetarët.

I deklarojmë me krenari se janë lekë gjaku dhe djerse. Po iu duken shumë këto? Pikërisht ju të Nusretit, juve të avionit personal, juve që jeni 25 vite deputet i një partie që kalon miliona shpenzime. Këtu iu kanë shqetësuar rehatin ju? Po nuk keni faj se ju e dini që përballë tashmë nuk e keni një opozitë të blerë me lekët që vidhni”, thotë Lapaj në përgjigjen e tij.

Kundërpërgjigjja i erdhi nga Braçe, i cili nuk i kurseu tonet e ironisë, duke lëshuar një deklaratë me nëntekst ku thotë për Lapajn: “Po të shëtisësh nëpër Divjakë me njerëz që miellin e hanë me hundë dhe jo si byrek përmes gojës, patjetër që nuk kupton asgjë”.

“Është i madh fare. Zoti Lapaj është shumë i madh. Në fakt unë nuk flas a është i regjistruar apo jo? Unë flas për këtë këtu… Për të 10 mijë euro në muaj janë karamele. Në fakt 10 mijë euro në muaj bëjnë 120 mijë euro në vit dhe janë fitimi i një kompanie mesatare shqiptare në vit. Nuk e kam shqetësim fare a paguan TVSH se ligjin e njoh shumë më mirë se ky. Unë i bëj, ky thjesht i lexon për t’i zbatuar…kurrë. Ajo që kam kërkuar nga kreu i KLSH ka të bëjë me faktin që këto lëvizje që janë politike të deklarojnë pranë KQZ si çdo lëvizje tjetër politike. Ajo që është e rëndësishme është ajo që kemi ndarë që duhet të deklarojnë të tretët.

Një shqetësim është kush e financon këtë? A mund ta dimë pak se kush janë ata në të gjithë botën që e financojnë këtë? Unë e di që në Shqipëri nuk dhuron njeri para. Sa për merakun që ke për mua zoti Lapaj unë nuk kam qenë kurrë në Dubai, nuk ulem kurrë në tavolina të shtrenjta. Unë 28 vite në parlament nuk jam për të bërë llapa-llapa, jam me votën e njerëzve. Po të shëtisësh nëpër Divjakë me njerëz që miellin e hanë me hundë dhe jo si byrek përmes gojës, patjetër që nuk kupton asgjë”, iu përgjigj Braçe.

Next Post
Përgjaket Shkodra/ Dy viktima nga atentati në lagjen Dobraç, pamje nga vendngjarja

Përgjaket Shkodra/ Dy viktima nga atentati në lagjen Dobraç, pamje nga vendngjarja

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    Sh brace po te jeshe aqe i sinqerte,ti se pari duhet te na japesh spjegime,per komandantin tuaj,k/hajdutin e Shqiprise edvin karapushtin.Ti sh brace,i ke syte ne ball,apo ne bythe,pse nuke shqetsohesh per k/hajdutin tuaj.Ai spo le vende pa shkuar me kope te madhe mashtruesish per te manipular votuesit e diaspores. Kjo behet qe te votojne banden tuaj grabitqare.Kta qindra mashtrues qe shkojne mbas k/hajdutit.Te gjithe me ulltime gratis,fjetje ne hotele luksoze e ngrene ne resorante te shtrejta,te paguara,nga taksat e populli mjerane.Ju ndytsirat e k/hajdutit shqetsoheni,per lapajn,nga i vijne ato pak te ardhura,qe ka si parti ne ardhmen e shpejte.Shikojeni mire ju hajdutet e k/hajdutit sa i malle eshte ndryshime mese jush,sh brace.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026

Ish-truproja e Nanos-Ahmetajt: Erdhe nga PD, njeri me vese. Sa euro le në kazino në Bukuresht?

January 11, 2026
“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

“Nuk pati as kohë për CPR” | Mjekët iranianë përshkruajnë situatën dramatike në spitalet e mbingarkuara nga protestat

January 11, 2026
Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

Semani dhe Shkumbini dalin nga shtrati! Në Shkodër, rreth 525 ha tokë nën ujë. Rrugë të bllokuara në Gjirokastër

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In