• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Organizata Politike nuk ndalet, kërkon dorëheqjen e Nikollës. Hafizi: Sulmi për shkak të arrogancës

by A R
21/11/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organizata Politike në protestën e ditës së mërkurë, do të kërkojë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për shkak të paaftësisë që, sipas tyre, është treguar në procesin e regjistrimit të maturantëve në universitet. I ftuar në Tonight Ilva Tare, pedagogu dhe përfaqësuesi i kësaj organizate, Jani Marka tregoi edhe arsyet e atij cënimi ndaj ministres ndërsa nuk e etiketoi si dhunë slacën e hedhur mbi ministren. Pedagogu Marka foli edhe për një përshkallëzim të qëndrimeve nëse aktivistja Mirela Ruko dënohet nga gjykata për aktin e kryer.

Nëse unë dua të solidarizohem me gratë, pikë së pari me ato të fasonerive. Ajo është dhunë strukturore e pastër që marrin 170 mijë lekë të vjetra dhe mbajnë dhe burrat rrezik pijanecë në shtëpi, që edhe mund t’i rrahin. Flasim për dhunën, mos të shqetësohen njerëzit nga një salcë e ftohtë. Duhet të jemi me vajzat që edhe studiojnë, edhe punojnë në call center. Unë solidarizohem përpara Nikollës, nga pikëpamja gjinore me nënë Zylen që hëngri një gjobë, dhe shikoj përherë policë bashkiakë që i bien me shkelma saqë më vjen turp ndonjëherë që nuk jam futur të ndërhyj. Kjo është dhuna ndaj grave në Shqipëri. Zonja Nikolla të mbajë përgjegjësi direkte për të gjitha padrejtësitë. Kjo është çështje drejtësie

Nëse gjykata çmëndet dhe fut në burg Mirela Rukon, atëherë ndoshta plumba jo, por një mobilizim popullor për të kërkuar një reformë në drejtësi që nuk po e bëjnë dot, nuk e di pse, do e kërkonim patjetër. Ajo që ishte shtysa finale që më ka futur në aktivizëm ka qenë 21 janari. Kam qenë në punë në fakultet, nuk e lashë dot punën. Nëna ime ishte te ura, u kthye mbrapsht se doli tymi. Në 22 janar, kam dalë në shesh, ishin 200 veta. Unë në një vend që ndodh kjo që ndodh në 21 janar dhe 22 janari pllakos një heshtje, ky është vend që ka probleme të rënda sociale. Në 22 janar gjithë populli shqiptar duhet të vërshonte në rrugë që t’i kishte dalë për zot demokracisë dhe që kjo arrogancë, që atëherë e deri sot, sa vjen e thellohet. Qeveria nuk ka pranuar një kritikë të vetme, si ka mundësi? Dhe kritikat që i pranojnë ia bëjnë vetë vetes.

Ministrja Nikolla duhet të mbajë përgjegjësi direkte. Ajo duhet të turpërohet nga sa ka ndodhur për këtë fakt. Nëse është grua dhe nënë, t’i harrojmë këto gjëra, pallavrat romantike. Ditën e mërkurë, në orën 13:00, përpara Ministrisë së Arsimit, kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla për gjithë katrahurën, procesin e regjistrimit në vitin akademik, 2016-2017.

Ky veprim u mbështet edhe nga deputetja dhe themeluesja e Partisë më të re, Libra, Mimoza Hafizi, e cila tha se akti iu drejtua institucionit të ministrisë dhe jo personalisht ministres.

Nëse një ministër ose një ministre cënohet për hir të detyrës nga disa përfaqësues për interesat e një grupi të gjerë njerëzish, është krejt e ndryshme nga motivi që 4-5 vetë i preket interesi personal, sepse unë me votat e mia cënoj interesat e vendit të punës së tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ndryshe është motivi personal dhe ndryshe është motivi i mbrojtjes së një grupi njerëzish.. Mua nuk do më pëlqente po të më ndodhte mua, por nëse kjo do të ndodhte, unë besoj se gjithë opinioni publik do reagonte totalisht ndryshe nga sa ka reaguar në këtë rast.

Aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico e dënoi këtë akt ndërsa e akuzuar për konflikt interesi ajo sqaroi dhe pozicionin e saj mbi këtë çështje.

Është e vërtetë që unë bashkëjetoj me një ministër shteti të kësaj qeverie. Po qe se do kisha ndonjë kompleks për këtë gjë, nuk do vija këtu në bisedë. Por unë nuk ekzistoj prej ministrit dhe njerëzit që më njohin e dinë që kam që në vitin 1994 që jam aktive në shoqërinë civile. Kam marrë pjesë në shumë protesta, asnjëherë me dhunë. Kam përfunduar edhe nëpër policira në kohërat kur vërtet dhunoheshe, jo në kohërat kur protestat projektoheshin në kafe dhe pastaj ngriheshe nga kafja, shkon bën gjestin dhe kthehesh prapë në kafe./a.m.

 

Next Post
Dokumenti i plotë/ KE: Ligji për mbetjet i ashpër, nuk nevojiten kufizime

Dokumenti i plotë/ KE: Ligji për mbetjet i ashpër, nuk nevojiten kufizime

Comments 1

  1. Milena says:
    9 years ago

    Kjo Deline,per koke te Delines,qenka fare pa cipe.Se si del kjo lloj femre neper ekrane,eshte per ta vene ne dyshim.Ose kerkon publicitet per bemat e saja (te gjithe I kemi pare,bile aq paster,sic I kish bere nena),ose ose ka dale nga cdo rregull normal njerzor (sic jane cetat e ….)

    Reply

Leave a Reply to Milena Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

Tregu i ri i fruta-perimeve në Elbasan, kryeministri Rama: Hapësira moderne e funksionale

December 27, 2025
Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

Lara Colturi me një rezultat të shkëlqyer në zbritjen e parë, por ndalet në momentin final!

December 27, 2025
Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Kthehen për të kaluar festat me familjarët, fluks lëvizje e qytetarëve në Kapshticë dhe Qafë Thanë

December 27, 2025
Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

December 27, 2025
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

December 27, 2025
Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

Varka me turistë fundoset në detin e Indonezisë, trajneri spanjoll dhe tre fëmijët e tij humbin jetën

December 27, 2025
Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

Rrëfimi/ “Më gjej ca para se kam gruan pa bukë, pa unë do vdes”, kur Kadri Roshi i kërkonte ndihmë Servet Pëllumbit

December 27, 2025
Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

Në prag të zgjedhjeve në Kosovë/ Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse

December 27, 2025
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Katër persona dhunojnë brutalisht 17-vjeçarin në Greqi, një prej autorëve shqiptar

December 27, 2025
Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

Sulm i përgjakshëm në Siri/ Plagosje dhe vdekje në një xhami, destabilizohet qeveria e re

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com