• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Organizata Botërore e Turizmit: Rritje me 4 % në Shqipëri në 2017-ën

by A R
23/01/2017 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Industria e turizmit pritet të ketë një rritje prej 3 deri në 4 për qind gjatë vitit 2017.

Ky është parashikimi i bërë së fundmi nga paneli i ekspertëve të UNWTO, Organizatës Botërore të Turizmit, sipas të cilëve turizmi do të vazhdojë të ketë ecuri pozitive edhe përgjatë këtij viti, ashtu siç pati në vitin 2016.

Nga anketa e zhvilluar nga UNWTO rezulton se 63 % nga 300 të anketuar presin rezultate të mira në vitin 2017, në nivele të ngjashme me ato të 2016.

Në Europë rritja parashikohet të jetë në shifrat 2 deri në 3 për qind, në Amerikë 4-5 %, në Azi dhe Paqësor nga 5-6 %, dhe në Lindjen e mesme 2-5 %.

“Turizmi ka treguar një forcë të jashtëzakonshme dhe elasticitet në vitet e fundit, pavarësisht shumë sfidave, veçanërisht atyre të lidhura me sigurinë. Ende, udhëtimi ndërkombëtar vazhdon të rritet fuqishëm dhe të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenien e komuniteteve në mbarë botën”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO,  Taleb Rifai.

Duke kujtuar se viti 2017 është përcaktuar nga OKB si viti ndërkombëtar i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, Rifai thotë se “duhet të punojmë ngushtësisht së bashku për të rritur kontributin e turizmit në rritjen ekonomike, atë sociale, ruajtjen e kulturës dhe të mjedisit”.

Gjatë 2016-ës ecuria e turizmit në destinacionet e Europës ishte e ndryshme. Në total, numri i turistëve ndërkombëtarë arriti në 620 milionë ose 12 milionë (2%) më shumë se në vitin 2015. Në Europën Veriore rritja u regjistrua 6% dhe në atë Qendrore në 4%. Për Europën Perëndimore rezultati ishte i pandryshueshëm në krahasim me 2015-ën, ndërsa në Mesdhe turizmi u rrit me vetëm 1%.
Burimi: UNWTO /ATA/a.m.

Next Post
5 rreziqet që i kanosen njerëzimit

5 rreziqet që i kanosen njerëzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In