• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Organikat e reja të administratës, pagat nisin me 1 shkurt

by Java News
25/01/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organikat e reja të institucioneve publike të miratuara për këtë vit do t’i shtrijnë efektet financiare duke filluar nga data 1 shkurt 2016, ndërsa në muajin janar, për pagesat e punonjësve do të operohet me numrin e punonjësve të muajit dhjetor të vitit 2015, sqaroi Ministria e Financave në udhëzimin për zbatimin e buxhetit 2016.

Ministria e Financave për vitin 2016 ka pohua se nuk do të miratohet asnjë ndryshim në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit. Këtij rregulli i nënshtrohen edhe ato struktura në të cilat, paga për funksion jepet ose është sipas gradës përkatëse, ku çdo rritje në gradë do të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur, sipas gradave të miratuara. Përjashtim bëjnë institucionet e reja të krijuara gjatë vitit buxhetor.
Efektet financiare të ndryshimit të strukturave të njësive të qeverisjes qendrore vlerësohen nga struktura përgjegjëse për buxhetin në Ministrinë e Financave.

Numri rezervë i punonjësve përcaktohet në ligjin vjetor të buxhetit dhe alokohet me Vendim të Këshillit të Ministrave. Procedurat e detajimit dhe të miratimit përcaktohen në të njëjtën mënyrë si për punonjësit në organik.

Punonjësit me kontratë të përkohshme pune, mbi numrin organik të miratuar për njësitë shpenzuese, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Punonjësit të cilët merren me anketime të ndryshme në Institutin e Statistikës, punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instruktorët e Qendrave të Formimit Profesional, si dhe mësuesit në dispozicion në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional nuk përfshihen në këtë vendim. Miratimi i numrit të këtyre punonjësve, afatet kohore dhe të tjera specifikime për kontraktimin me kohë të pjesshme të tyre, bëhet sipas udhëzimit të përbashkët të institucionit qendror përgjegjës dhe Ministrisë së Financave. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin e vitit 2016, të njësive të qeverisjes qendrore dhe regjistrohen në të njëjtën mënyrë si shpenzimet e personelit organik. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar për Qendrat e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, Shtëpinë e Pushimit Durrës (të MPB), Shtëpinë e Pushimit të SHISH dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, përballohen nga të ardhurat e vetë institucionit. Për punonjësit e kontraktuar për ALUIZNI-n dhe Qendrat e Formimit Profesional efektet financiare përballohen pjesërisht nga të ardhurat dhe pjesërisht nga fondet buxhetore të miratuara për vitin 2016.

Çdo ndryshim i numrit të punonjësve nga një njësi shpenzuese tek tjetra, shoqërohet me aktin përkatës të strukturës së miratuar të njësive shpenzuese. Nga ky rregull përjashtohen: a. Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Gjykatave, për transferimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga një njësi shpenzuese në një tjetër. Miratimi i ndryshimit të numrit të punonjësve organik bëhet pas vlerësimit të kostos financiare nga struktura përgjegjëse për buxhetin dhe pas paraqitjes së kërkesës së institucionit të shoqëruar me urdhrin përkatës të emërimit të prokurorit/gjyqtarit. b. Transferimi i numrit të punonjësve mësimorë organik, nga një shkollë në tjetrën, bëhet pas vlerësimit të kostos financiare nga struktura përgjegjëse për buxhetin dhe pas paraqitjes së kërkesës së institucionit qendror.

Fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore përdoret nga çdo njësi shpenzuese për numrin faktik mujor të punonjësve në organikë, brenda numrit limit të miratuar. Nuk lejohet përdorimi i fondit të lirë që rezulton nga strukturat e paplotësuara apo nga reduktimi i strukturave aktuale. Vetëm në raste specifike, përdorimi i këtij fondi miratohet nga Ministria e Financave. Fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore përdoret për pagesën e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, kur është parashikuar një fond i tillë nga Ministria e Financave.

Në zbatimin e fondit limit të pagave të mbahen në konsideratë rregullat e përcaktuara në shtojcën nr. 3, bashkëlidhur këtij Udhëzimi. 24. Plotësimi i borderosë së pagave të bëhet sipas shtojcës nr. 4 bashkëlidhur këtij Udhëzimi. 25. Për punonjësit me kontratë hartohet bordero e veçantë.

Monitor

Next Post

OBSH: Obeziteti tek fëmijët, një sfidë e vendeve në zhvillim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In