• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orët e nxehta të merkatos në Serie A, Lukaku zbarkon në Romë, Milan e Inter me sytë nga Taremi e Pavard

by A R
29/08/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Serie A ka luajtur dy ndeshjet e para të sezonit 2023-2024, shumë ekipe janë ende të paplota dhe janë të përqendruara ende në merkato për të përfituar sa më shumë në orët e fundit të saj.

Roma ka bërë goditjen e rëndësishme teksa sot zbarkon në Romë Romelu Lukaku, ish-sulmuesi i Interit, për të cilin u fol shumë këtë verë, por në fund vendosi të vihet nën urdhrat e trajnerit Mourinho.

Sipas mediave italiane, anglezëve të Chelsea-t do t’iu shkojnë 5 milionë euro, plus bonuset për huazimin. Për sulmuesin është gati një pagë prej 7.5 milionë eurosh.

Ndërkohë, Interi po punon fort për të siguruar francezin Pavard, i cili prej disa sezonesh është pjesë e Bayern Munchen. Sipas Sportmediaset, e marta është dita finale ku do të vendoset për lojtarin pasi në takimin e së hënës kampionët e Gjermanisë kishin kërkuar më shumë kohë. Nëse kjo pistë do të dështonte, plani B i Interit është Tanganga i Tottenham, por nuk përjashtohet as Perr Schuurs nga Torino, i cili e njeh mirë Serie A dhe do të ishte menjëherë i gatshëm për trajnerin Inzaghi.

Në anën tjetër, Milani, i cili ka kryer më shumë se kushdo tjetër lëvizje në këtë merkato vere, ka si objektiv për të mbyllur merkaton iranianin e Portos, Taremi. Sulmuesi luajti mbrëmjen e së hënës, ndoshta ndeshjen e fundit me skuadrën portugeze, ku nuk mundi të lërë gjurmë. Sipas mediave në Itali, portugezët nuk ulen nën 25 milionë euro, edhe pse lojtari është në vitin e fundit të kontratës. Ndërkohë, Milani nuk ka dhënë më shumë se 15 milionë euro dhe 3 milionë bonuese. Me lojtarin marrëveshja është arritur, por mbetet të presim deri më 31 gusht për të mësuar skuadrat e plota që do të luftojnë këtë sezon për të thyer Napolin kampion në fuqi të Italisë.

/a.r

Next Post
Nis regjistrimi në Universitete, raundi i parë deri në datën 11 shtator

Nis regjistrimi në Universitete, raundi i parë deri në datën 11 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In