• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Oreksi për pushtet i partive të reja te përdorja e policit Azbi Spahiu

by Java News
19/01/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shkëlqim Kecaj*

Është interesante se si në vendin tonë paragjykohesh dhe gjykohesh. Per atë që ha, vesh, për atë që takon në një kafene, por edhe për atë që shkon në shtrat. Deri këtu, fqinji im dhe i joti, por edhe vetë ne jemi mësuar. Madje, kemi filluar të besojmë fort qasjen filozofike se “unë jam ashtu siç m’sheh shoqëria”. Mirëpo, kur flitet për jetën e një njeriu, cilido qoftë ai, asnjëherë nuk kuptohet se me ç’baza të shëndosha morali ulen përpara tastierës dhe ia nisin këngës, me saktë vajit.

Rasti në fjalë i policit të respektuar, Azbi Spahiut, i cili u hodh prej lartësisë së një pallati pak ditë më parë, nuk i takon askujt më shumë sa vetë familjes së tij; atyre që e kanë përcjellë çdo ditë për në punë, që i kanë shtruar për të ngrënë, e që e kanë dëgjuar për vite e vite të ndajë vështirësitë e lodhjen që ka nga puna. Se jam i bindur se Azbiun nuk e do më shumë Arlind Qori, Adriatik Lapaj e Endri Shabani.

Në një prej lidhjeve të drejtpërdrejta televizive të moderatores së studios së lajmeve të MCN-s, Aida Toncica, me gazetarin Besmir Pula, nga Spitali i Traumës, dëgjohet qartë ky i fundit ku thotë se “familjarët nuk kanë pretendime”. Për ta, nuk ka skenarë imagjinarë apo ndodhi prapa kuintave.

Teksa familjarët nuk po i vendosin gishtin askujt, kur vetëm po presin t’u kthehet në shtepi bashkëshorti dhe babai shendoshë e mirë, disa palo partish të reja e palo portalesh pa kurrfarë identiteti, ndodhen medemek në kërkim të drejtësisë.

Fakti që 57-vjeçari ka dalë nga spitali, nuk u pëlqen, nuk u ngacmon gjakun. Askush nuk ka reaguar e thënë një fjalë. Ore, shendet t’i urojnë, vetem kaq. Por ne shëndetin nuk e duam, se nuk na hap dyer ppëe zhurmnajë.

Fundja, përse të dëgjohet ç’thotë Spahiu, kur xha është krijuar fabula me përbindesha dhe të pafajshëm?! Edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, të njëjtin fat ka sot. Do paragjykohet dhe gjykohet pa u dëgjuar. Se vlla, kush ta ka për borxh të të dëgjojë sot?!

Këtë oreks të frikshem për pushtet do e shohim te përpijë çdo fakt e argument, se o burra, janë zgjedhjet dhe duhet me luajtur pisët; duhet me shfrenu imagjinatën, se faji i takon Samir Manes, Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme, dhe kujtdo që nuk është një Arlind, një Adriatik e nje Endri.

E gjithë dinamika e ngjarjes mbetet eksluzivitet i vetë të respektuarit Azbi Spahiu, që lavdi Zotit e jo njeriut, është jashtë rrezikut për jetën dhe do hedhë dritë mbi të vërtetën.

Deri sa të vijë momenti, luftën me armikun e dukshëm dhe të padukshëm le ta kërkojmë ndokund tjetër. Jo për gjë, por vetëm këto lloj luftrash, merren përsipër prej paragjykimit e gjykimit.

Per ta përmbyllur: Gotën me ujë vetëm familja jote ta jep! Këta që na kërkojnë drejtësi dhe i bien tupanave, gotën ta sjellin, po me fortunë brenda, ama.

* Pedagog në Universitetin e Durrësit, artikulli është marrë nga faqja e tij e Facebook

Next Post
Përcillet në banesën e fundit 13-vjeçarja shqiptare që u shua në Itali, përlot e ëma: Ylli ynë!

Përcillet në banesën e fundit 13-vjeçarja shqiptare që u shua në Itali, përlot e ëma: Ylli ynë!

Comments 2

  1. Lidi says:
    11 months ago

    Me fal po pedagogu e ka me kollaj të shkruaj gjithë këto rreshta ndërsa fjalën shqipe tashmë e zëvendëson me ‘xha’?? Po ju si gazete nuk editoni? Pse duhet të lexojmë shqip me fjalë që nuk janë shqip?

    Reply
  2. L.Xh says:
    11 months ago

    E drejt LIDI.
    Ajo “XHA”, është thjesht dhe shqiptim i zhargonit të vetëorigjinës nga nëna, gjyshja etj, etj, me origjinë veriore bile edhe nga veriu i egër…
    Duhet të kalojnë 7 brezni, që katundari, të bëhet qytetar, paçka se është me kollare, është me shkollë të lartë apo edhe pedagog në universitet. Botkuptimi i rritjes së mbrujtur në familjen rurale, do apo nuk do, janë në brëndësi të shpirtit e që hiqen vetëm me daljen e këtijë shpirti nga njeriu, kur të shkojë në atë botë.
    Do shumë kohë, që keci të bëhet dhi.
    7 brezni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In