Janë orë të nxehta sa i përket frontit “Icardi” te Interi. Drejtuesit zikaltër janë mbledhur në zyrat e klubit dhe do të përpiqen që, bashkë me Wanda Nara, të bien dakord në lidhje me rinovimin e kontrartës së argjentinasit edhe për një tjetër vit me rrogë thuajse 7,5 mln euro në sezon dhe bonuse.
Më pas, do të gjendet akordi me PSG, që po pret sinjale nga Milano deri në orarin e drekës, pasi më pas do të ishte vonë për vizitat mjekësore, duke qenë se merkato mbyllet sonte. Leonardo ka bërë me dije se është gati që të pranojë formulën e huazimit me të drejtë blerje për thuajse 65 mln euro, edhe pse Interi kërkon 75 mln euro për sulmuesin.
Por sipas mediave italiane, Icardi është nisur mesditëne sotme drejt Parisit, për të kryer më pas vizitat, shoqëruar nga Wanda Nara.
Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë fotografuar në aeroportin e Malpensas teksa të shoqëruar nga shoferi kanë dalë nga makina duke iu drejtuar derës dytësore të aeroportit, gati për t’u ngjitur në avionin drejt Parisit, destinacion PSG. Firma mbi kontratë e pret: rrogë thuajse 10 mln euro, përfshirë edhe bonuset.
💣 #Icardi, lotta contro il tempo per la firma col #Psg: eccolo in partenza da #Malpensa verso #Parigi
📽 @Ale_Rimi pic.twitter.com/y5Oa97nqV9— Tuttomercatoweb (@TuttoMercatoWeb) September 2, 2019
g.kosovari











