• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushte komode për 1 mijë nxënës, vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Ali Demi”

by Java News
02/09/2019 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm ndërtimi i shkollave të reja, por edhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese do të ulë numrin e nxënësve nëpër klasa, për t’i dhënë fund mësimit me dy turne dhe përmirësojë cilësinë e mësimdhënies. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS në Njësinë 1, Elona Gjebrea, inspektuan punimet për rikonstruksionin e plotë të një prej shkollave emblematike të kryeqytetit, “Ali Demi”, ku studiojnë mbi 1 mijë nxënës.

“Është planifikuar të mbarojë për 6 muaj dhe jam i sigurt se edhe inxhinierët, edhe kolegët e stafit që punon, synojnë që ta mbarojnë për semestrin e parë; pra, në semestrin e dytë t’i rikthejmë nxënësit në shkollë. Shkolla “Ali Demi” është një nga shkollat më të mira, por edhe një nga shkollat më të vjetra të Tiranës, e cila është ndërtuar në vitet ‘70. Qartazi, ka nevojë për të vënë dorë, siç janë edhe 20 kantieret e tjera ku po punojmë në Tiranë, në çerdhe, kopshte e shkolla”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se problematikë mbetet numri i lartë i nxënësve si pasojë e dëshirës së prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në disa shkolla të caktuara, çka sjell mbipopullimin e tyre. “Kjo është një shkollë që po rikonstruktohet plotësisht, ama nuk na e zgjidh çështjen e mësimit me dy turne në këtë lagje dhe në komunitet, për sa kohë më lart në Shkozë, Lanabregas, apo te banesat sociale, kemi 2-3 shkolla që punojnë me kapacitet të paplotësuar. Do të thotë se sfidën më të madhe e kemi me infrastrukturën kulturore”, deklaroi ai.

Ndaj, kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje të gjithë prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat më të afërta, duke i siguruar për të njëjtën cilësi mësimdhënie. “Do të kujdesemi për çdo infrastrukturë shkollore, edhe në fshatin më të largët, edhe në zemër të qytetit. Për sa kohë infrastruktura është njësoj dhe për sa kohë që stafi mësimor është i njëjtë, vjen nga portali, shkon automatikisht dhe emërohet me pikët që merr aty, e gjithë tafmaja që kemi pasur për t’i torturuar kalamajtë duke bërë xhiro nëpër Tiranë, duke i futur nëpër furgonë dhe duke i sjellë vërdallë nëpër qytet, është diçka që duhet të ndryshojë. Thirrja ime për të gjithë prindërit është: Regjistrojini fëmijët në shkollën më të afërt, mos i torturoni”,  nënvizoi Veliaj.

Ai nënvizoi se falë rikonstruksionit të shkollave ekzistuese, por edhe themeleve të 16 shkollave të reja, në kryeqytet do t’i jepet fund njëherë e mirë mësimit me dy turne. “Përveç shkollave që po rikonstruktohen, do të hapim edhe disa shkolla të reja ose shkolla ku janë bërë shtesa, për të ulur mësimin me dy turne. Me 16 themelet dhe kantieret që janë hapur për paketën tonë të shkollave komunitare, besoj se do ta zgjidhim përfundimisht çështjen e mësimit me dy turne”, u shpreh Veliaj.

Por, krahas shkollave, Bashkia e Tiranës po punon paralelisht edhe për rikonstruksionin e kopshteve dhe çerdheve. Kryebashkiaku tha se këtë vit do të nisë pilotimi i çerdheve në mjediset e punës në kompani që kanë mbi 100 punëtorë. “Këtë vit do të bëjmë disa pilotime me çerdhet; do t’ju kërkojmë kompanive si bankat, kompanitë celulare, që kanë më shumë se 100 punëtorë, që të kenë çerdhe brenda në ndërmarrjen e tyre. E bën e gjithë bota, e ka edhe ligji ynë. Nuk është zbatuar deri tani, por duam që në Tiranë të jemi të parët që e zbatojmë duke filluar nga Bashkia e Tiranës dhe kompanitë e tjera të mëdha që kanë selitë e tyre në Tiranë”, theksoi Veliaj.

Deputetja e PS, Elona Gjebrea i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit të Njësisë 1. “Dëshiroj ta falenderoj kryetarin e Bashkisë dhe ekipin e tij për mbështetjen që i jep Njësisë 1. Në rastin konkret, për rikonstruksionin e shkollës “Ali Demi”, një shkollë tradicionale dhe me emër në të gjithë njësinë tonë. Shpresoj që të kemi bashkëpunim edhe bë vazgdim, që t’ju ofrojmë nxënësve një arsim me cilësi, siç e meritojnë”, u shpreh Gjebrea.

Zona e lagjes “Ali Demi” ka pësuar një transformim të thellë, duke filluar nga rruga kryesore, tek blloqet e pallateve dhe shkollat, nga shkolla “1 Maji” deri te ato më pranë Lanabregasit dhe Shkozës. /l.m

Next Post
Vrau babanë me sëpatë, i riu më parë kishte tentuar të vriste edhe nënën

Vrau babanë me sëpatë, i riu më parë kishte tentuar të vriste edhe nënën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën -

Fjalimi i plotë i Sekretarit amerikan të Shtetit nga Athina: Ja mesazhi i SHBA-ve për Europën –

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com