• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ora Zero” që ndryshoi përgjithmonë Evropën

by
24/02/2023 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora shënonte 03:43 në Tiranë.

Në Kalanchak të Krimesë edhe pse ishte një orë mbrapa zona kohore, kishte filluar numërimi mbrapsht i “orës zero”.

Fotoja e ushtarit që i largohet si hija vdekjes – pikës kufitare të kontrollit – bëri xhiron e rrjetit me shpejtësi.

Në ato momente gjithçka ishte pezulluar.

Frika dhe mbathja e tij kishte përcaktuar fillimin e një sulmi ose operacioni ushtarak.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ende nuk kishte publikuar videon e gatitur për shpalljen zyrtare të “operacionit special” në Ukrainë.

Ora zero në teori është koha e caktuar për fillimin e çdo ngjarje apo veprimi, një kohë vendimtare ose kritike.

Por, në praktikë gazetarë të ndryshëm të cilët ishin korrespondentë të agjencive dhe botimeve më të shquara perëndimore po përpiqeshin të kuptonin atë që nuk dukej dhe nuk mund t’i besohej.

Çfarë kishin parë ushtarët dhe civilë ukrainas që po i largoheshin postblloqeve të Kalanchak-ut?

A ishte ky fillimi i një lufte të paralajmëruar por të papritur për rrethana të ndryshme?

Sipas raportimeve të ditës, forcat ruse kishin kufizuar më herët hyrjet dhe daljet e qytetarëve nga gadishulli në territorin e kontrolluar.

Kjo vlente për pikat e kontrollit “Kalanchak” dhe “Chongar”.

Lajmi do të raportohej nga komisionerja ukrainase e Parlamentit e për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova.

Ora 03:59 e mëngjesit: Nga një stacion i kalimit kufitar midis Krimesë – e cila u aneksua nga Rusia në 2014 – dhe pjesëve të Ukrainës jugore u treguan se cilat mund të kenë qenë shenjat e para të pushtimit rus.

Në video, një roje në vendkalimin Kalanchak shihet duke reaguar ndaj diçkaje që shkon drejt kufirit ukrainas.

Roja fillon të lëvizë përsëri drejt portës dhe së shpejti një roje tjetër hyn në kornizë.

Rreth 25 sekonda më vonë, njerëzit që sapo kishin ecur për në Krime, shihen me valixhe duke vrapuar përtej kufirit.

Dritat fiken papritur në stacion dhe kamera kalon në bardh e zi, duke regjistruar në infra të kuqe.

Ora 4:08 e mëngjesit: Një individ i veshur me kamuflazh shihet duke mbajtur një elektrik dore duke ardhur rreth një prej stacioneve të rojeve kufitare.

Tre minuta më vonë, tre persona të tjerë të kamufluar shihen duke ecur rreth pikës kufitare. Pak minuta më vonë, kamera fiket.

Shumë shpejt pas kësaj, një tjetër kamerë në vendkalimin kufitar Chongar – i vetmi stacion tjetër aktiv i kalimit kufitar nga Krimea – tregon dritat që fiken papritur dhe, disa minuta më vonë, edhe kamera fiket.

Ora 4:50 e mëngjesit: Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim, duke thënë se ai kishte vendosur “të kryejë një “operacion të posaçëm ushtarak” … për të mbrojtur njerëzit që janë nënshtruar abuzimit dhe gjenocidit nga regjimi i Kievit për tetë vjet”, duke përsëritur një pretendim të pabazë për Rajonin e Donbas-it të Ukrainës të mbështetur nga separatistët.

Megjithatë, ai mohoi se Rusia po planifikonte të pushtonte territoret e Ukrainës.

“Ne nuk do t’i imponojmë askujt asgjë me forcë”.

Ai vazhdoi duke paralajmëruar: “Kushdo që përpiqet të ndërhyjë, dhe aq më tepër, të krijojë kërcënime për vendin tonë, për popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme dhe do t’ju çojë në pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj”.

Ora 5.07 e mëngjesit: Forcat ruse nisin një seri sulmesh me raketa kundër vendndodhjeve pranë Kievit, si dhe përdorimin e artilerisë me rreze të gjatë kundër qytetit verilindor të Kharkiv-it, pranë kufirit rus.

/e.d

Next Post
Porti i ri i Durrësit, Alibeaj: Halli e ka detyruar Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë e skeptikë për projektin fantazmë

Dalin emrat/ Ja kush janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

Merz: Gjermania duhet të ruajë sovranitetin e saj dixhital në epokën e inteligjencës artificiale

November 2, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

November 2, 2026
Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

Orari i protestës, përçarje mes studentëve dhe ‘flamingove’ në bulevard! Mbledhje mes debatesh te ‘sofra’ e Kryeministrisë, njeriu i Berishës u jep këshilla

November 2, 2026
Krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Durim dhe Valter Bami/ Ekstradohet nga Zvicra i akuzuari për disa vepra penale (EMRI)

EMRI/ U arrestua në Spanjë pas katër vitesh në arrati, kush është 36-vjeçari që zbrazi karikatorin drejt biznesit në Shkodër! Krimi pas sherrit me pronarin

November 2, 2026
Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

Zjarri përfshin katin e 11-të të një pallati në Shkodër, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi! Rrezikohen dhjetëra apartamente

November 2, 2026
Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

Turizmi sfidon shifrat! Sa realiste janë parashikimet për 15,5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2027?

November 2, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Kryeparlamentarja e Kosovës për ligjin e Speciales: Strategjia duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK në shkallën e Apelit!

November 2, 2026
Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

Polonia nis operacionin special, forcat antiterror dislokohen në kufi me Rusinë pas alarmeve për sabotim

November 2, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Shefi i sigurisë së Iranit bisedë telefonike me Putin

November 2, 2026
Trafikim narkotikësh, vjedhje dhe falsifikim dokumentash, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë

Po fshihej në Spanjë, Interpoli gjen dhe arreston shkodranin e kërkuar për tentativë vrasjeje! Pritet ekstradimi, ja si ndodhi ngjarja e vitit 2022

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In