• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë ndaj shtetit, për të marrë pushtetin!

by Mero Baze
15/11/2017 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Për herë të parë në historinë e këtij vendi, kemi një opozitë që ka hequr dorë nga beteja politike kundër pushtetit dhe e ka zëvendësuar atë, me një përpjekje të sforcuar për luftë kundër shtetit. Prej mëse dy javësh në gjithë fjalorin politik të opozitës dëgjohet vetëm fjala “krim”, “vrasje”, “pastrim paresh”, “banka mafioze” etj. Dhe nuk është se është aksion i rastësishëm, apo nga ato ditët kur nuk kanë çfarë thonë e nxjerrin Flamurin si budalla. Është një gjë që e kanë menduar si betejë kundër shtetit.

Nuk jam kundër negativizmit të opozitës, edhe pse shpesh pasqyron shumë gjendjen e tyre shpirtërore, se sa gjendjen në Shqipëri. Nuk jam kundër që të flasin për krimin, apo dhe pastrimin e parave.

Por ka dy elementë të cilët janë përtej betejës politike. Është lufta kundër bankave, duke i akuzuar si “pastruese parash” dhe  “inkriminimi” i buxhetit të shtetit si buxhet që pastron para.

Nuk është puna se këto janë beteja donkishoteske. Problemi është pikësëpari, tek krijimi i idesë se opozita është aq e dëshpëruar, sa tani të vetmen mundësi, shikon jo më shkatërrimin e pushtetit, por shkatërrimin e shtetit. Shpresa e Lulzim Bashës është se, duke folur përditë për krim, varfëri, vrasje, pastrim parash, mafie ndërkombëtare e kombëtare, do të destabilizojë shtetin, do të shkatërrojë bankat dhe do fusë vendin në kaos, nga i cili shpreson të dalë fitimitar.

Personalisht nuk jam i shqetësuar nga retorika e tyre, pasi është diçka që nuk ngjit dhe nuk merret seriozisht. Të flasësh një muaj rresht që bankat pastrojnë para dhe të mos humbasin bankat asnjë depozitues, kjo ndodh vetëm në një vend ku populli nuk merr seriozisht “denoncuesit opozitarë”. Nuk ngjit dhe për shkak të atyre që i shqiptojnë. Janë disa fytyra në politikën shqiptare, që kur përmendin fjalën “krim”, “korrupsion”, “mafie”, njerëzit më shumë i identifikojnë me fytyrën e tyre, se me bankat apo buxhetin e shtetit.

Por vlen të shënohet se opozita ngjan aq e dëshpëruar, sa tani mendon se e vetmja zgjidhje është t’i nxjerrësh ujë të zi këtij vendi, dhe pastaj të bëhet ç’të bëhet.

Ndonjëherë forca të tilla kur janë të vërteta, nuk i ndal dot. Duke i qortuar si puna ime, jo e jo. Por as dhe me forcë. Në rastin konkret nuk ka vend për t’u shqetësuar, se nuk është se i dëgjon njeri. I vetmi dëm serioz i tyre, i mbetet vetë opozitës, pasi reaksioni që ajo ngjall në këtë rast, është kundërproduktiv. T’u thuash bankave të huaja që janë në Shqipëri, që pastroni para, do të thotë t’i bësh të gjithë ata bashkë kundër teje, duke të identifikuar si terrorist gjobaxhi, dhe të angazhohen kundër teje si alternativë joserioze për vendin.

Të flasësh përditë për një Shqipëri të zhytur në krim e korrupsion, duke tejkaluar të vërtetat e prekshme, dhe të paralajmërosh revolucione donkishoteske çdo mars, me shpresë se kështu do të shmangësh hapjen e negociatave për Shqipërinë në mars, thjesht mobilizon më shumë partnerët europianë të ndihmojnë Shqipërinë t’i hapë negociatat.

Të flasësh çdo ditë për varfëri, njerëz pa bukë, represion dhe mizerje, thjesht mund të frenosh konsumin dhe të detyrosh bizneset e mëdha të marrin qëndrim kundër kësaj klime.

Se që të përmbysësh shtetin për të marrë pushtetin, nuk duhet të jetë vetëm nevojë e pesë ish- hajdutëve në pushtet. Duhet të jetë nevojë e shoqërisë. Bankat dhe buxheti, ta nxisin vërtetë fantazinë për pushtetin e lekut ndaj dhe sulmohen gjithnjë nga hajdutë me kapuçë. Është hera e parë që ato sulmohen publikisht nga hajdutë pa kapuçë.

Dhe megjithëse opozita shtiret si e djathtë, por po shpreson tek “Revolucioni i Nëntorit”, pasi të falimentojë bankat dhe koorporatat, pasi të ndalojë PPP dhe investimet në buxhet, është mire ta lexojë më mire me laps në dorë Marksin, se kur piqen këto kushte. Të paktën në mos u bëfshin opozitarë seriozë, të bëhen revolucionarë seriozë. Të paktën të dëgjojnë Koçon.

Next Post

Përplasjet/ Buxheti nesër në Kuvend, PS: Rritje ekonomike; PD: 2 mld euro taksa; LSI: Buxhet oligarkësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In