• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitarë, por të pasur

by Artur Ajazi
17/09/2025 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Në 1945, kur komunistët nisën ofensivën ndaj shtresave të pasura, ndër akuzat më të shpeshta të tyre ishin edhe se “keni vënë pasuri në kohë lufte”. Realisht në kohë lufte, edhe vihet pasuria, pasi ai që është tregetar, përfiton nga kaosi dhe anarshia. Por ja që, pas 1945, e pësuan shumica e tyre, duke u marrë edhe ç’kishin vënë me të padrejtë. Por ç’tu themi opozitarëve tanë, që edhe pse në kohë qetësie, pa pushtet dhe ofiqe, na rezultojnë pasanikër.

Na rezultojnë se e kanë rritur pasurinë e tyre, në 5 ose 10 herë më shumë se çfarë e kishin para 13 vitesh. Por pse dhe si  shpejgohet kjo ? Ndërkohë kanë 13 vite që bërtasin, akuzojnë, dhe thonë se “me korrupsion qeveritarët janë bërë miliardierë”, nuk e shpjegojn asnjë prej tyre, si u bënë me superpasuri shumica e opozitarëve ? E kemi parë, dëgjuar dhe lexuar, se si rritet në proporcion të zhdrejtë me deklarimet e tyre, pasuria e çdo deputeti të opozitës. Pa përjashtuar jo vetëm nga PD, por edhe nga partitë e tjera të vjetra dhe të reja. Janë me troje, dyqane, biznese, miliona në banka, bëjnë mitingje në Shqipëri dhe Europë, dalin jashtë shtetit kur të duan, bëjnë pushime luksi, dasma përrallore, bëjnë lobime, gostira, blerje të shtrenjta. Por a mund të thotë njëri prej tyre, si dhe ku i gjejnë milionat ? U ka lënë gjyshi, kunati, apo vjerra ndonjë pasuri të tillë ?

Natyrisht nuk e përjashton njeri as pazaret me ndonjë ministër, drejtor drejtorie, apo edhe më lart, por ajo që vlen të theksohet dhe mendohet është fakti se ata janë milionerë, dhe se pasuria e tyre nuk ka burime të sigurta dhe të sinqerta. Dihet se politikanët në Shqipëri, kanë 35 vjet që luajnë mbi pista të qelbura, dhe notojnë në miliona të pista, të cilat e kanë burimin nga paratë tona, dhe ato që vijnë nga bota, me marifete të tjera. Tek dëgjoj se si hidhen përpjetë si karkaleci ata të Partisë Demokratike, duke fyer dhe akuzuar çdo deputet dhe qeveritar nga Partia Socialiste, dhe shoh se si fryhen majë makinave 150 mijë euroshe dhe vilave 1 milion dollarëshe, e vetmja gjë që besoj është fakti se, këtu opozita është hipokrite, e molepsur në afera të pista, dhe e pabesueshme politikisht. Kjo siç duket të bën të besosh edhe faktin  dhe realitetin tjetër se, kjo opozitë mëkatare do të rrijë atje ku është, edhe 13 vite të tjera.

Berisha duket entuziast pse humbi, dhe pse do rrijë edhe 4 vite në opozitë. Përpjekjet e tij se “ne nuk njohim zgjedhjet dhe rezultatin e tyre të 11 Majit”, janë grimca homoristike që askush edhe nga PD-ja nuk i beson dhe merr  më seriozisht. Ai dhe shpura e tij, edhe pse në opozitë  rezultojnë të pasur dhe aspak të fukarepsur, rezultojnë me rritje milionash në banka dhe pasurie, dhe aspak me “xhepa të shkundur” siç  rreket të prezantohen në opinionin publik. Djemtë, vajzat, mbesat dhe farefisi i tyre, janë sot me biznese, firma private, resorte, kanë vila dhe pallate, pasuri të cilat shtohen nga viti në vit. Atëhere pse llomotisin lart e poshtë, dhe përpiqen të shtiren sikur po “luftojnë për  liri, drejtësi e barazi popullore”, kur ata janë dhe hanë në një “çanak” me ata që heton SPAK dhe gjykon GJKKO.

Kjo opozitë veç pabesueshmërisë, mbart mbi supe edhe damkën e turpit, për gjithçka ka bërë deri sot ndaj vendit dhe shqiptarëve. Kjo opozitë, e ka mbyllur kapitullin e saj  politik, ajo sot lëvrin thjesht për të kapur ca para më shumë. Kaq.

Next Post
Tjetër deputete braktis Bashën për Berishën, Mesila Doda: Që kur përjashtohesh nga PD pse mendon ndryshe?

Berisha e futi në listë të sigurt, Mesila Doda braktis grupin e PD, shpallet deputete e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com