• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita sot në Komision, Ristani: Vetëm për propozimet tona

by Java News
04/04/2016 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e opozitës do të rikthehen sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve pas më shumë se 30 ditëve bojkot. Lajmi bëhet i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i cili në një prononcim për gazetën Panorama sqaron se përfaqësuesit e opozitës do të jenë në komision vetëm për të diskutuar çështje të propozuara prej tyre.

Sot në rendin e ditës në Komisionin Parlamentar të Ligjeve janë në shqyrtim dy nga çështjet të cilësuara si kusht nga opozita për të rivendosur edhe një herë marrëdhëniet me Parlamentin.

Në shqyrtim do të jetë amendimi që Partia Demokratike i ka bërë ligjit të sapomiratuar për dekriminalizimin dhe ndryshimi i ligjit për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore.

Por pjesëmarrja e sotme e përfaqësuesve të opozitës në Komisionin e Ligjeve nuk do të ndryshojë qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në Kuvend deri në momentin e plotësimit të kushteve të vendosura prej saj.

“Ne do të jemi aty për mendimet që kemi kërkuar ne. Çdo çështje që është brenda kërkesave që Partia Demokratike ka bërë patjetër që ne do të jemi në komision për ta mbrojtur. Por kjo nuk e ndryshon qëndrimin tonë. Ne vazhdojmë të jemi në marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin”, sqaron Ristani.

KUSHTET

Amendimi që demokratët kanë bërë në ligjin për dekriminalizimin nuk u pranua të kalohej me procedurë të përshpejtuar nga maxhoranca në Kuvend. Në këto rrethana, përfaqësuesit e opozitës duke vendosur si kusht edhe ndryshimin e ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare dhe dërgimin në Kushtetuese të mandateve të deputetëve Leskaj e Suli, vendosën të bojkotojnë komisionet parlamentare.

Pavarësisht se aktet ligjore për dekriminalizimin u votuan më 4 mars në Kuvend, opozita kërkoi menjëherë të bëhen ndryshime në ligjin e miratuar. Shkak për këtë ishte pikërisht pjesëmarrja në Kuvend e ish-deputetit socialist Armando Prenga, të sapoliruar nga burgu. Demokratët kërkuan që të ndalohet me ligj që zyrtarët e kapur në flagrancë për ngjarje të caktuara apo duke kryer krime, të kryejnë funksionet e tyre publike deri në përfundim të vendimit të gjykatës.

Me këtë amendament, demokratët kërkuan të nxjerrin automatikisht jashtë Parlamentit ish-deputetin e PS-së, Armando Prenga. Ndërkohë që sa u takon ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore, PD-ja kërkon që ato të funksionojnë edhe në rastet kur nuk arrihet kuorumi. Sipas ndryshimit të propozuar, vendimmarrja për çështjet që janë në shqyrtim në këto komisione do të arrihet me shumicën e anëtarëve të pranishëm në komision.

Do të duhet që të pranohen fillimisht këto dy kushte dhe dërgimi i mandateve të Leskajt e Sulit në Kushtetuese që demokratët të rishikojnë pozitat e tyre me Parlamentin.

“Në rast se përmbushen ato kërkesa që ne kemi, atëherë ne duhet të rimarrim në shqyrtim marrëdhënien tonë me Parlamentin. Sot kemi një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, të kushtëzuar për ato pika që ne kemi thënë. Në rast se ato pika që ne kemi thënë realizohen, atëherë ne do ta ndërpresim këtë lloj marrëdhënieje me Parlamentin”, sqaron Ristani për.

Panorama

Next Post

Sheshesh shpallet i padëshirueshëm nga Kroacia për 20 vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In