• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita, si redaksi e lajmeve të kronikës së zezë!

by Alfred Peza
24/09/2018 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që bi në sy gjithnjë e më tepër në mënyrën e funksionimit të opozitës sonë, është fakti se ajo përballë qeverisë dhe përpara shqiptarëve, ka nisur të marë trajtën e një redaksie të specializuar vetëm për lajmet e kronikave policore.

Nuk ka vrasje, plagosje, arrestim, mosarrestim, denoncim, tentativë për krim, krime të paqena dhe gjithfarë ngjarjesh të kësaj natyre, që ndodhin në territorin e Republikës së Shqipërisë, që të mos kenë vëmendjen e opozitës. Që të mos kenë impenjimin e saj. Nisur që nga deklaratat nëpër selitë e partive, në publik, në Parlament, në komisionet parlamentare, në media, në takimet me ndërkombëtarët, etj.

Për opozitën tonë, ky vend nuk ka asnjë problem tjetër dhe njerëzit e këtij vendi nuk kanë asnjë hall tjetër, përveçse lajmeve që në gjuhën e gazetarëve njihen me togfjalëshin, të “kronikës së zezë”. Për opozitën tonë edhe kur dikush arrestohet, edhe kur nuk arrestohet, për këtë fajin e ka qeveria. Për opozitën tonë, edhe kur një ngjarje e rëndë ose normale policore zbardhet edhe kur ajo nuk zbardhet, për këtë sigurisht fajin e ka Edi Rama.

Për opozitën tonë, edhe kur një bandë apo grup i strukturuar kriminal në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtare zbulohet, kapot dhe anëtarët e saj kapen dhe të gjithë përfundojnë përpara drejtësisë, përsëri fajin e ka mazhoranca.

Për opozitën tonë, qytetarët shqiptarë nuk kanë asnjë hall social. Asnjë problem ekonomik. Asnjë nevojë punësimi. Asnjë suport për investime të reja. Asnjë të drejtë tjetër për akses në një infrastrukturë më të mirë e më modern. Asnjë hall në arsim. Në shëndetësi. Në sigurimet shoqërore. Në ndihmën sociale…

Jo. Qytetarët shqiptarë duhet të bombardohen çdo ditë vetëm me një lajm, me një qëndrim, me një optikë, me një deklaratë, me një shqetësim, me një hall, e duhet ti bien fyellit vetëm në një vrimë. Në vrimën e opozitës. E cila prej disa vitesh ka marë formën, trajtën dhe funksionet e redaksisë së lajmeve të kronikës së zezë.

Në muret e saj qëndrojnë të varura si në muret e një komisariati të lodhur policie, fotot e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij, Babales, Bajrajve dhe gjithë atyre që plotësojnë kushtet për të qenë aktorët dhe faktorët, personazhet, objektet dhe subjektet e veprimtarisë së opozitës sonë.

Nëpërmjet kësaj qasje, populli opozitar dhe të gjithë ata që mund të dëgjojnë deklaratat dhe ndjekin aktivitetin e opozitës sonë, nisin e krijojnë perceptimin se nuk jetojnë në Shqipëri, në një vend me njëmijë e një halle, por edhe me shpresë, me shembuj e modele normale, e deri tek ato të suksesit. Në një vend ku të gjithë bashkë, duhet të jetojmë të sotmen dhe të përçojmë shpresë e opotimizëm për të ndërtuar të gjithë sëbashku, të ardhmen e fëmijëve tanë. Por, duke dëgjuar deklaratat e opozitës sonë dhe njerëzve të saj, të krijohet përshtypja se jetojmë në Far West, në një epokë tjetër nga kjo e sotmja.

Deri diku, nëpërmjet kësaj strategjie, opozita ndoshta beson mund tja dali që të krijojë një lloj iluzioni optik për sytë e përkrahësve të saj, ku e gjithë skena që ajo projekton para publikut është vetëm e zezë e pa një fije drite shprese për të ardhmen. Sepse ndryshe nuk ka si të shpjegohet që e gjithë energjia e saj, është e fokusuar në këtë drejtim dhe vetëm në këtë drejtim dhe askund tjetër.

Kjo që po ndjek, është rruga më e lehtë për të bërë opozitë. Por, ajo harron se sot jetojmë në një kohë krejt tjetër nga dikur. Në epokën e revolucionit digjital, ku gjithkush përveçse të dëgjojë opozitën, ka në dorë një aparat magjik, ka një celular e një kompjuter dhe akses në internet, nëpërmjet të cilave, mund të marin informacion nga miliona kanale të tjera. E të krijojnë në këtë mënyrë perceptimin e tyre. Idenë dhe bindjet e tyre. Një perceptim vetjak, sipas mendjes dhe realitetit të tyre dhe jo të opozitës, e as të qeverisë. Një perceptim ndryshe nga realiteti i servirur në formën e kronikës së zezë, apo atyre rozë.

Ndoshta këtu duhet kërkuar arësyeja se përse opozita jonë nëpërmjet kësaj rruge që ka ndjekur, në vend të rritjes po e mpak gjithnjë e më tepër, mbështjen popullore ndaj saj. Për këtë, mjafton që të shohësh takimet e mbyllura që bëjnë me njëri- tjetrin çdo të enjte nëpër sallat e hoteleve luksoze të Shkodrës, Durrësit, Elbasanit e Vlorës. Por edhe mungesën e mitingjeve dhe takimeve në sheshe e salla me popullin opozitar.

Meqë ra fjala, mitingu i fundit i saj, është zhvilluar më 26 maj të këtij. Pra 120 ditë më parë. Pas kësaj, mos e beso po deshe që nëpërmjet strategjisë së saj, opozita jonë është në rrugën e duhur për tu rikthyer shpejt në pushtet!

a.ç

Next Post
Investimi i Bashkisë, rrjet i ri ujësjellës-kanalizimevesh tek “Vasil Shanto” dhe Njësia 2

Investimi i Bashkisë, rrjet i ri ujësjellës-kanalizimevesh tek “Vasil Shanto” dhe Njësia 2

Comments 1

  1. koment says:
    7 years ago

    Fredi, e bere Peqinin si Barcelona?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In