• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita si Fatmir Mediu

by Mero Baze
04/01/2023 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse ka një portret që i shkon shumë opozitës së sotme është Fatmir Mediu. Brenda tij përmblidhen gjithë tiparet gjithë hallet dhe gjithë arsyet përse politikanët në Shqipëri nuk ikin kurrë në shtëpi, edhe kur dështojnë si politikan.
Arsyeja kryesore është se në politikë ata përfaqësojnë hallet e tyre. Dhe hallet e tyre zgjidhen duke mos ikur kurrë.

Mediu ka një fjalor me rreth 60 fjalë, të cilat i kombinon me shpejtësi marramendëse me njëra tjetrën, pa qenë i sigurt për kuptimin që kanë, nëse ti e ndërpret dhe i thua “ Të lutem ma përsërit pak çfarë the?
Ka si bosht të fjalimeve të tij gjithnjë një “qëllim të mirë”, fjala vjen bashkimin kombëtar, të cilin mund ta ilustroj me faktin që ka ngrënë drek me Ramushin në Lalëz,  unitetin politik që mund ta shpjegoj me faktin që ka qenë në seminar në Uashington me Damianin , dialogun mbarëkombëtar që mund ta ilustroj me faktin që është agjent rajonal për të mbledhur njerëz tek “Mëngjesi i Lutjeve”,  kthimin dhe kompensimin e pronave të cilën e shpjegon si peng të Sabri Godos, partneritetin me NATO, BE dhe SHBA etj, të cilën e shpjegon me faktin që ka qenë Ministër i Mbrojtjes, etj.

Vishet gjithnjë shtrenjte dhe është gati të të tregoj dyqanet ku i ka blerë rrobat, kryesisht në SHBA. Madje një butik në Uashington e ka vendosur foton e tij si klient VIP ngaqë e di kryetar të Partisë Republikane në  Albany, kryqyetet i shtetit të New Yorkut. Ashtu e ka kuptuar shitësi prezantimin.
Shoqërohet gjithnjë me nga një sponsor nga pas, të cilin e prezanton gjithnjë si “djalë i mirë, biznesmen”. Nga një prej tyre e pat pësuar në Milano më 1999 duke i kushtuar një proces gjyqësor që e dënoi me 4 vite burg si shoqërues trafikantësh.

Ka në pronësi një parti politike dhe një OJQ. Partinë Politike e shet për të marrë mandatin nga PD, kurse OJQ e ka për të siguruar ftesa për seminare e konferenca ndërkombëtare që të shfaq dimensionin ndërkombëtar të budallallëkut të tij.

Prej vitit 2001 kur ka hyrë në parlament, është zgjedhur rregullisht si deputet i Partisë Demokratike dhe ndoshta do të ishte harruar nga politika, sikur më 2008 të mos ishte bërë praktikisht ortaku i Shkëlzen Berishës në biznesin e Gërdecit, tragjedia e të cilit i mundësoi atij të merrte peng familjen Berisha dhe ta mbante ende në politikë për të mos u ndëshkuar.

Se di ç’fat të zi kam, por në dhe këtë të vit të ri mu shfaq në ekran me ato 60 fjalët e tij të kombinuara si ata kubat me fjalëkryqe, në të cilën si “qëllim të mirë” kishte “bashkimin e opozitës”, të cilën këtë herë e donte të bashkuar rreth Berishës, ndryshe ata të tjerët do të konsideroheshin ushtarë të Edi Ramës.
Gjatë vitit që shkoi atij ju rihap procesi i pezulluar i hetimit të tragjedisë së Gërdecit, ku prokuroria ka kërkuar fillimisht për të afërsisht gjashtë vite burg.

Sa herë që e thërrisnin në prokurori, kishte aftësinë të mos i bashkohej “Foltores” dhe të bënte sikur kërkonte unitet në opozitë. Por sa herë që SPAK binte në qetësi, ai bënte thirrje për unitet por i bashkohej Foltores.
Kur Berisha bëri thirrje për mitingun e 6 Dhjetorit kundër Samitit të BE në Tiranë, ai u distancua, pastaj pasi e pa që goditja e Berishës dominoi lajmet i shfaq pro Berishës.
Tani rrija mendoja se në çfarë faze duhet të jetë hetimi i SPAK kur dëgjoj “qëllimet e mira” të Mediut për bashkimin e opozitës rreth Berishës.

Me siguri që duhet të jetë i qetë, pasi ka dal disa foto në Uashington në seminare dhe u ka çuar fjalë atyre se e kamë mirë me SHBA. Nga ana tjetër, ka siguruar Berishën se ata do ta mbyllin çështjen që i kanë hapur për shkak të të birit, se ka fol me disa amerikanë, por për këët duhet unitet që të dalim mirë në zgjedhje se ndryshe na e rihapin prap.

Këto janë arsyet që mbajnë në këmbë lidershipin opozitar.
Janë pak a shumë arsyet perse Berisha nuk ikën në shtëpi, por qëndron për tia lënë partinë djalit të tij Shkëlzenit, përse ilir Meta këmbehet me Monikën në krye të partisë dhe përse Fatmir Mediu që nuk ka asnjë votë në këtë vend, qëndron në politikë vetëm se ka bërë një krim, duke varrosur 26 vet të gjallë me djalin e Berishës, dhe financohet nga kriminelë. Dhe ne presim që SPAK në fund të thotë se kësaj çështjes Gërdecit i ka kaluar koha. Mediut dhe Berishës jo.

 

Next Post
Aksidenti në rrugën e Arbrit/ 3 viktimat nga një familje, mes të plagosurve dy të rinj 20 e 25 vjeç

Aksidenti në rrugën e Arbrit/ 3 viktimat nga një familje, mes të plagosurve dy të rinj 20 e 25 vjeç

Comments 1

  1. Remo Xhirone says:
    3 years ago

    Ke bërë një shkrim analizë.
    Ke thënë për Fatmir Medihoxhën, ato çështje që të gjithë FOLTORISTËT, i flasin e i përflasin nëpër kafenera e koridore të PD-së, por që ballazi nuk ja mban bytha njeriu, mbasi dhjesin gjak nga frika e të marrit Sali Berishë.
    Por, i ka zënë “rrota bishtin” (Gjergj Fishta), dhe rrijnë e i ngërdheshen Medihoxhës, sa herë hyn e del në PD, për të takuar ose Zenin ose Salinë.
    Kjo gjë, është aq e vërtetë, sa edhe rojet e gardhit tek PD-ja, sa herë hyn e del ky Medihoxha, tallen me shoku – shokun duke i thënë që në jetë “paç fatin e kurves”, duke aluduar për këtë palo burrë, si burrë kurvë e i pakarakter që është.
    Gjithsesi, paratë e vjedhura, gratë pa burrë po ja hanë, sidomos ajo tek “Giardino” ngjitur me FaFa-në tek XiXa në Golem bile bile, komshie në pallat me Palokën e PD-së.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In