• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita shndërrohet në rrezik publik kur kalon në aventurizëm

by Plator Nesturi
10/11/2022 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Dy ditë më pas do të ketë një protestë dhe sa herë që në sfond kemi evente të tillë përplasjeje, politika xixëllon gurët e strallit për ti vënë zjarr situatës. Që prej dy ditësh, aleatët Berisha- Meta në unison kanë njësuar aksionin politik dhe gjuhën e ashpër në funksion të protestës që do të organizojnë së bashku, si mënyra e vetme përballëse me maxhorancën.

Deri këtu, nuk ka asgjë të panatyrshme, pasi opozitat në Shqipëri e kanë patur skenar të parapregatitur dhe klishe të tyre ditirambet luftarake përpara organizimit të protestave. Kjo ka qenë mënyra për të treguar forcë dhe për të ushtruar trysni ndaj çdo lloj maxhorance pasi betejat parlamentare në përgjithësi kanë qene anemike dhe shumë më shpesh të paefektshme.

Madje dhe togfjalëshat e përdorur si nga socialistët dikur, edhe nga demokratët, ajo e “popullit opozitar”, për njësimin e bashkësisë njerëzore që mbush sheshet janë fotokopje në kohë, veçse me konture gjithmonë e më të zbehta nga vjetërsia e përdorimit. Ajo çka e bën të mjegullt atë që vjen pas dy ditësh është nëse do të jetë një manifestim rutinë e një opozite që është në kërkim të vetvetes dhe të rritjes së adrenalinës së vet në prag të zgjedhjeve vendore apo diçka shumë më tepër se kaq.

Atë të një skenari ku do të tentohen incidente të paramenduar dhe që për qëllim kanë përshkallëzimin e rrezikshëm të situatës deri në prishjen e ekuilibrave të shtetit. Nëse i kushtohet vëmendje deklaratave dhe gjuhës së përdorur në deklaratat e drejtuesve politikë të opozitës, vërehet një nervozizëm dhe ngutje. Nervozizëm pse ndihen të dobët dhe nuk munden të përballen drejtpërdrejt në një betejë legale që janë zgjedhjet e ku verdiktin e jep vota e qytetarëve.

Ngutje, pasi i përvidhen rrugës së vështirë për të fituar besimin e qytetarit që mund ta kurorëzojë si fitues në të ardhmen, por kërkojnë të shfrytëzojnë çdo mënyrë për kaos dhe beteje rrugësh që dobëson kundërshtarin. Berisha u shpreh se protesta “ është e vetmja gjuhë që njeh kjo maxhorancë” dhe se kjo “betejë nuk përfundon veç me rrëzimin e Ramës”. Ndërkohë nga ana e vet Rama i kundërpërgjigjet se me protestën do të kapë veç Noc Rrokun.

Një vallëzim në distancë deklaratash ku të dy dëshmojnë se ia dinë mirë qëllimet dhe mënyrat që do të përdorin kundërshtarët. Dhe në fakt e gjitha kjo retorikë tregon se po hyjmë në një fazë të rrezikshme aventureske ku qëllimi nuk është protesta qytetare por skenari që vjen pas tij. Motive për të bërë një protestë janë të shumta aq më shumë me krizën dhe problematikat që ka sjellë ajo.

Por përdorimi i masës njerëzore që proteston për një të drejtë të vetën për qëllime të tjera që shkojnë përtej asaj çka manifestohet në shesh, ku turbullirat e incidentet prevalojnë mbi të drejtën qytetare, atëhere kjo do të ishte kriminale, e pamoralshme dhe me pasoja. Një opozitë që ndihet kaq e dobët, që është në krizë të vetvetes e që nuk gjen forca ta tejkalojë atë e të arrijë të gjejë një motiv për të mbledhur brenda një çatie të përbashkët të gjitha pjesët, rrymat e rrjedhjet që e karakterizojnë prej një viti, mund të shndërrohet në rrezik publik kur kalon në aventurizëm.

Një rrezik që prek jetë qytetare dhe që tenton të hedh në erë ekuilibrat e shtetit. Nëse do të ish e kundërta dhe do të ndihej e sigurtë në forcat e veta dhe në mbështetjen popullore atëherë do të fokusohej tek beteja elektorale e rradhës. Zgjedhjet vendore nuk janë larg dhe ato do të jenë testi më i mirë i votëbesimit qytetar, i forcës dhe i mangësive të gjithësecilit. Nëse do të ish e kundërta, forca e opozitës do vibronte në elektorat duke krijuar dinamizëm të saj dhe do të ish një magnet për figura të spikatura publike e profesionale për të dhënë një kontribut më të madh për kauzën e saj. E kundërta po ndodh pra. Po largohen e po japin dorëheqje nga mandati parlamentar vetë deputetë të spikatur të kësaj opozite.

Në një varkë që po fut ujë gjithkush largohet. Aq më shumë kur kapiteni i varkës është person i kërkuar në shumë porte që duhet të jenë destinacion. E gjitha kjo në vetvete dëshmon dëshpërim. I tillë dëshpërim që nuk mund të mbulohet me aventurizëm dhe as me tentativë për të djegur me pishë në dorë shtëpinë ku nuk je më zot shtëpie.

Next Post
Lëviznin me armë e drogë me vete/ Arrestohen dy të rinj në Fier (EMRAT)

Lëviznin me armë e drogë me vete/ Arrestohen dy të rinj në Fier (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In