• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Opozita paska “fituar”, imagjinoni sikur të kishte hyrë edhe në garë!

by Alfred Peza
30/06/2019 23:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Kultura e festimit të humbjes së fitore, nuk ka qenë pjesë e AND-së kombëtare shqiptare. Ka popuj të tjerë në rajonin e Ballkanit, që e kanë patur këtë, një mënyrë të jetesës së tyre historike.

Përshembull megjithëse koalicioni Ballkanik e humb betejën e Fushës Kosovës, më 1389 me trupat e Perandorisë Osmane, serbët e festojnë këtë si fitore. Në 28 Qershorin e 1989, në përkujtimin e 600 vjetorit të kësaj beteje, Sllobodan Millosheviç mbajti në Gazimestan në prani të rreth 2 milionë të pranishmëve, fjalimin antishqiptar që e ngjiti në krye të pushtetit në Beograd. Kjo ngjitje nëpërmjet festimit të humbjes si fitore, shënoi edhe nisjen e shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

Çuditërisht kjo qasje, kjo kulturë po përhapet edhe tek lidershipi i opozitës sonë, të cilët qëshkurse kanë kaluar në 2013 në opozitë, po i festojnë të gjitha humbjet e tyre politike dhe elektorale si fitore. Besoj ju kujtohet sesi Lulzim Basha e shpalli fitoren në zgjedhjet e 2015, por më pas u kutpua se PD kishte humbur rreth 75% të pushtetit lokal në gjithë Shqipërinë.

Në zgjedhjet e 2017, PD e Lulzim Bashës mori rreth 240 mijë vota më pak se PD e Sali Berishës së 2013, megjithatë Lulzim Basha e festoi edhe këtë humbje si fitore. Pak më vonë u kuptua që PS kishte fituar aq mandate se e krijoi e vetme qeverinë, duke nxjerrë edhe LSI në opozitë.

Ndërsa tani, në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, edhe PD edhe LSI kanë shpallur fitoret e tyre të mëdha historike. Por, asnjëra dhe as tjetra siç e dimë të gjithë nuk ishin fare në garë. Por kjo nuk i pengon që të festojnë fitoren. Imagjinoni sesa do të kishin “fituar” nëse do të kishin hyrë në garë!

Opozita tha se do rrëzonte Edi Ramën dhe nuk e kanë bërë. Por megjithatë, ata paskan fituar.

Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi thanë gjithë këto muaj se po nuk iku Edi Rama, do shkrihet opozita. Por ai jo vetëm që nuk ka ikur por edhe fitoi zgjedhjet e sotme. Por, përsëri paska fituar opozita!

Opozita e rrugës tha se nuk do zhvilloheshin zgjedhjet më 30 Qershor, por ja që ato u zhvilluan siç tha PS dhe Edi Rama. Por çuditërisht prapë paska “fituar” opozita!

“Fitorja” e rradhës bazohet tek një shifër e pjesëmarrjes së mbi 25- 30% e votuesve të listave zyrtare të zgjedhësve, në votimet e kësaj të diele. Ose 700- 800 mijë votues, ose më shumë sesa në zgjedhjet e 2015 dhe ato të fundit të 2017. Atëherë ku është problem këtu se nuk po e kuptoj?!

Opozita jonë nga nesër në mëngjes nuk ka më asnjë kryeplak fshati, asnjë kryetar njesie administrative, asnjë këshilltar bashkiak, asnjë kryetar bashkie dhe asnjë deputet në Parlament, por ka filluar të festojë “fitoren historike”.

Në këto kushte urimi është: “Fitore” të tilla paçin gjithmonë dhe i festofshin edhe me më shumë gaz e hare sesa sonte. Sepse e nesërmja vjen shpejt dhe kur të kuptojnë se PD dhe LSI nuk kanë më asnjë përfaqësues të saj në asnjë lloj pushteti në gjithë territorin e vendit, gjithkush do kuptojë se të festuarit e fitores si humbje, është filozofia që po e çon opozitën tonë nga humbja në humbje!

Next Post
Arroganca e tepruar me studentët

Edi Rama duhet të ketë lindur me këmishë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In